Sara Jessica Parcer - Jam tepėr e vjetėr pėr tu divorcuar
Ajo nuk ėshtė aspak Carrie e “Seksit dhe qytetit”. Sigurisht i pėlqen tė mbahet, tė jetė gjithnjė e kohės, por nuk ėshtė e ēmendur pas kėpucėve, takimeve, apo sindromės sė tė qenurit gjithnjė “e gatshme dhe argėtuese”. Sara Jessica Parcer ėshtė njė grua me kėmbė nė tokė, qė njeh vlerat e familjes dhe pėrpiqet tė ruajė jetėn e saj bashkėshortore sa mė tė shėndetshme. Sė fundmi aktorja iu shfaq publikut nė rolin e Meryl, nė filmin “Ku mbetėn Morganėt”. Pėrmes saj ajo vė nė lojė tė gjitha ato gra, rolet e sė cilave ka luajtur edhe nė filma tė tjerė, tė dhėnė mė shumė pas pamjes, se sa thelbit tė gjėrave. Parcer jep ca kėshilla si ta mbash gjatė njė lidhje martesore, me gjithė ulje-ngritjet tė cilave nuk u shpėton dot.
Mendoni vėrtet se martesat mund tė shkojnė si nė njė komedi romantike?
Po, dhe ua them grave, pasi tė gjitha martesat mund tė kalojnė pėrmes krizave, aq mė shumė nėse ajo zgjat prej shumė vitesh. Rreziku ėshtė gjithnjė i pritshėm. Nuk ėshtė vetėm tradhtia qė tė bėn tė humbasėsh dashurinė. Grumbullohen lodhje, zhgėnjime, harrohet idealizmi… por, kujdes, nuk ėshtė sigurisht pėr kėtė, qė dėshirohet ardhja nė familje i njė fėmije tjetėr, si tė ishte njė mall konsumi. Mė tmerron kjo ide dhe fakti qė pavarėsisht krizės ekonomike, vazhdojmė tė mbushim shtėpitė tona me gjėra..
Si mund t’i shpėtojmė kėsaj rrjedhe?
Tė ndalojmė e tė reflektojmė. Sigurisht nuk do tė jetė njė lojė. Kemi shkuar tepėr larg, duam gjithēka dhe menjėherė, kemi harruar gjėrat e avashta, rilindjen e guximshme nga tė tjera depresione dhe tė tjera luftėra. Njė herė tė kesh qumėshtin e freskėt dhe tė pasterizuar nė shtėpi ishte njė luks, unė e kam jetuar dhe e kujtoj akoma. Nė filmin “Ku kanė shkuar Morganėt” vė nė lojė shumė personazhe qė unė vetė kam sjellė nė ekranin e madh dhe tė vogėl. Gra nervoze, tė sofistikuara, gjithnjė tė gatshme pėr t’u dukur argėtuese. Tė shqetėsuara pėr takimet e tyre, mė shumė se ēdo gjė tjetėr. E vėrteta ėshtė se nuk ka mė hapėsirė pėr romanticizmin: ne tė pėrfshira nė qerthullin e jetės private dhe karrierės, ndėrsa burrat gjithnjė e mė tė pa sigurt.
E keni thėnė vėrtetė, apo me shaka qė ju edhe Matthew jeni tepėr tė vjetėr pėr t’u ndarė?
Me shaka, sigurisht, por ka edhe njė bazė vėrtetėsie edhe nė kėtė. Vitet dhe eksperiencat e kaluara sė bashku tė lidhin. Mbrojtja e martesės kėrkon njėlloj si nga burrat, ashtu edhe nga gratė. Kohėt e rinisė sė “sforcuar”, me ēdo kusht, tė bėn tė harrosh vlerėn e kohės, tė zakoneve. Nuk dua tė bėj moralisten, filmi ėshtė mė sė shumti ironik dhe argėtues.
Karriera juaj ka shumė fytyra, pėr cilin film jeni mė krenare?
Mė ka pėlqyer shumė filmi “Smart people” me Dennis Quaid dhe me tė adhurueshmen Ellen Page: e cila do tė jetė pėr njė kohė tė gjatė protagoniste e skenės. Jam krenare pėr disa filma tė sė shkuarės si “State and Main” tė David Mamet. E vendosur jo rastėsisht nė njė qytezė tė Amerikės sė thellė, “Ed Wood” i Tim Burton..., pastaj besoj dhe shumė filma tė vegjėl televizivė qė kam realizuar si “In the Best Interest of the Children”.

