Korēė-Durrės ka fitore mbijetese
Leonard Karaj
Skėnderbeu vazhdon serinė e rezultateve pozitive nė Superligė, kėtė javė i ndjekur edhe nga Gramozi. Ndėrkohė vetėm njė barazim pa gola nė Fier mes Apolonisė dhe Shkumbinit. Njė Superligė e cila po bėhet gjithnjė e mė shumė e kuptueshme. Skuadrat e kreut kanė nisur garėn “e tolerimeve” nė tė cilėn kanė pėrfituar sė fundmi Skėnderbeu dhe Kastrioti. Krutanėt fituan pa shumė vėshtirėsi ndaj Besės sė Kavajės ditėn e premte nė fushėn e tyre ndėrsa korēarėt kanė ndalur Dinamon e Shkėlqim Muēės, skuadėr kjo thuajse tė hipotekuar titullin kampion pėr kėtė sezon. “Seriozisht” tė paktėn pėr katėr pėrballjet e zhvilluara dje dhe pardje) duket se ėshtė luajtur vetėm nė Fier ku Apolonia vendase tentoi por pa mundur qė tė marrė tri pikė ndaj Shkumbinit tė Pėrparim Daiut.
Goleada
Ajo qė tė bie nė sy nė takimet e djeshme ishte goleada e korēės ku nė harkun e njėzet minutave dy skuadrat shėnuan plot shtatė gola. Nė fillim ishin vendasit tė cilėt kaluan dy herė nė avantazh me anė tė Guerrip (54’, 56’). Kėsaj dopiete i ėshtė kundėrpėrgjigjur po me dopietė sulmuesi i Dinamos, Elis Bakaj (58’, 62’). Ky i fundit ka shkuar nė kuotėn e 13 golave pėr kėtė sezon dhe pretendon “Kėpucėn e Artė”. Ndoshta pikėrisht ky synim ka bėrė qė dinamovitėt tė luanin mė sė shumti qė bakaj tė arrinte tė shėnonte sesa qė skuadra tė mund tė fitonte takimin. Faktikisht dinamovitėt arritėn tė kalonin edhe nė avantazh me anė tė Puntinēanin (68’) por Frashėri (71’) dhe Nesteroviē (74’) i dhanė fitoren e radhės bardhekuqve tė cilėt i largohet pėrkohėsisht pas shumė kohėsh fundit tė tabelės.
Kolonjarėt
Pikė shprese kanė mundur tė marrin edhe kolonjarėt nė “Niko Dovana” tė Durrėsit ndaj Teutės, targuar Ylli Shehu. Njė gol i brazilianit Do Santos dhe njė supergol i serbit Semir Haxhibuliē i kanė dhėnė tri pikė Gramozit, i cili gjithsesi mbetet nė vend tė fundit, nė pritje tė ndeshjeve tė Flamurtarit (24 pikė) dhe Vllanzisė (27 pikė). Gjithsesi Gramozi do tė kėrkojė mė tė mirėn nė javėn e ardhshme ku do tė presė nė fushėn e vet njė rival direkt nė luftėn pėr mbijetesė, pikėrisht Skėnderbeun e Korēės. Njė fitore e kolonjarėve do t’u jepte shpresė pėr njė qėndrim nė Superiore edhe pėr sezonin tjetėr.
Flamurtari
Ndėrkohė sot do tė luhen dy takimet e fundit tė kėsaj jave ku bie nė sy pėrballja e Vlorės mes Flamurtarit dhe Tiranės. Ndeshja ėshtė ndezur mjaft gjatė kėsaj jave nga polemikat, akuzat mes dy kampeve nė media, ndaj takimi pritet tė jetė mjaft i nxehtė edhe nė fushėn e lojės. Njė fitore e Tiranės do ta ēonte skuadrėn e Refik Halilit shumė pranė Besės sė vendit tė dytė, por njėkohėsisht do tė ndėshkonte shumė vlonjatėt, tė cilėt mund tė rrezikojnė seriozisht qėndrimin nė Superiore. Takimi tjetėr i ditės sė sotme ėshtė ai i “Loro Boriēit” mes Vllaznisė dhe Laēit.

