Tension e entuziazėm, derbi mbaron nė paqe
Leonard Karaj
Nė njė stadium tė mbushur plot e pėrplot nga tifozeritė e tė dyja skuadrave, derbi mė i ri i kryeqytetit Kamza-Partizani u mbyll me rezultatin e barabartė 1-1. Ka qenė njė ndeshje me dy pamje, ku nė tė parėn vendasit ishin mė dominues nė lojė, ndėrsa e kundėrta ndodhi nė fraksionin e dytė, me njė Partizan mė tė freskėt. Megjithatė, dy gola pėr secilėn pjesė, njė nga vendėsit nė tė parėn dhe njė nga tė kuqtė nė tė dytėn, fiksuan barazimin 1-1, nė njė ndeshje qė nisi e qetė, u zhvillua e bukur, por qė pėrfundoi me tension jashtė shkallėve tė stadiumit. Protagonist ishte presidenti i tė kuqve, Paro Laēi, i cili u duk i acaruar me tifozėt vendas. Por momenti pėr t’u veēuar i pasdites sė Njėshit tė “Demave tė kuq” ka qenė kur skuadra arriti barazimin me anė tė Arian Shetės. Presidenti i tė kuqve, nga gėzimi hipėn mbi telat rrethues tė stadiumit, aty ku ndodheshin tifozėt e Partizanit dhe hidhet mbi ta. Kėta tė fundit natyrisht e kanė pritur po me aq entuziazėm. Laēi u bashkua me tifozėt e kuq, mori njė flamur dhe filloi tė bėjė tifozllėk bashkė me ta. Pas golit “demat” morėn zemėr duke kėrkuar dyfishimin e rezultatit, ku pėr pak sa nuk ia arrijnė. Karapici depėrtoi nga e majta, hyri nė zonė dhe gjuajti menjėherė, por topi qė po i drejtohej rrjetės largohet nga Fatjon Tafaj nė goditje kėndi. Janė minuta tė mirė pėr Partizanin, por qė nė fund tė fundit do ti bindet verdiktit tė fushės 1-1.
Ndėrkohė nė takimet e tjera Bylisi, i pandalshėm nė kėtė kampionat, ka mundur edhe Bilisht Sportin, nė Ballsh (4-1). Nė vazhdėn e rezultateve pozitive ka vazhduar edhe Lushnja, e cila ka triumfuar pa shumė vėshtirėsi, 3-0, ndaj Memaliajt nė “Roza Haxhiu”, ndėrsa Elbasani ka dalė me njė barazim tė bardhė 0-0 nga transferta e vėshtirė e Velipojės, me Adėn vendase. Goleadė ka realizuar Turbina e Cėrrikut, nė ndeshjen qė luajti nė shtėpi me Gramshin. Fitorja 5-0 tregon supremacinė e cėrrikasve nė kėtė ndeshje, aq sa ka “korrur” edhe Luftėtarin nė sfidėn e luajtur nė Gjirokastėr, ndaj Sopotit. Fitore minimale 1-0 ka marrė Besėlidhja nė shtėpi ndaj Skraparit, ndėrkohė qė nesėr do luhet Pogradeci-Burreli.

