Kuvendi: Berisha dhe Meta nuk votuan pėr ngritjen e komisionit hetimor

Kuvendi i Shqipėrisė thotė se i ka vėnė nė dispozicion kryetarit tė grupit parlamentar tė Partisė Socialiste Gramoz Ruēi tabelėn e votimit tė vendimit pėr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pėr zgjedhjet e 28 qershorit. Nė njoftimin pėr shtyp tė shpėrndarė nga Kuvendi thuhet se "Dje, zonja Hysi, kryesuesja e listės sė deputetėve tė Tiranės, fatkeqėsisht foli me njė gjuhė tė papėrshtatshme, pėr njė pedagoge. Pėrveē kėsaj zonja Hysi gėnjen kur thotė qė z. Berisha e z.Meta, megjithėse jo tė pranishėm, paskan votuar. Me dėshirėn e mirė, pėr tė mos e lėnė zonjėn tė dalė, siē nuk duam ta besojmė, e ftojmė zonjėn Hysi, qė para se tė dalė siē doli dje, Kuvendi i vė nė dispozicion nė ēdo kohė e pėr ēdo rast tabelat e votimit nė Kuvend. Megjithėse votimi ėshtė transmetuar direkt nga shumė media, po i vėmė nė dispozicion zonjės tabelat e votimit, ashtu siē ia kemi dhėnė kryetarit tė saj 10 minuta pas mbylljes sė séances".
Kuvendi i thotė zonjės se duhet t'i kėrkojė falje administratės sė Kuvendit dhe opinionit publik pėr shpifjen pėr vjedhjen e votave nė votimin pėr ngritjen e Komisionit Hetimor pėr Transparencėn e Plotė, sipas kushtetutės tė zgjedhjeve mė tė mira, mė tė lira e mė tė ndershme tė 28 Qershorit.

