Provimet me detyrim, pikėt e ushtrimit nė Gjuhė-Letėrsi

Model testi nė Gjuhė-Letėrsi, pikėt pėr shkollat e mesme tė Pėrgjithshme, Pedagogjike, Gjuhėt e Huaja, Artistike, Sportive dhe kohė tė shkurtuar
Data 9 qershor po afron, ashtu sikurse janė shtuar ndjeshėm edhe emocionet te maturantėt, tė cilėt nė kėtė ditė do tė pėrballen me provėn e parė tė vėrtetė, atė tė testimit tė njohurive tė fituara nė 4 vitet e shkollės sė mesme. Ashtu sikurse edhe ėshtė vendosur nė udhėzimin e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencave, Gjuhė-Letėrsia do tė jetė provimi i parė me detyrim, ku maturantėt do tė masin nivelin e nxėnies. Provimi i parė, qė siç theksuam nė hyrje tė shkrimit do tė jetė me datė 9 qershor, do tė pasohet njė javė mė pas me testimin nė Matematikė, qė mbyll edhe sesionin e parė tė provimeve me detyrim. Pėr t’u ardhur nė ndihmė maturantėve, gazeta “Shekulli” bėn publike nė faqet kushtuar arsimit, modelin e Gjuhė-Letėrsisė tė pėrdorur gjatė maturės sė vitit tė kaluar, model nė tė cilin gjithsecili mund tė shikojė skemėn e ndėrtimit tė testit, si edhe pikėt pėr secilin ushtrim tė dhėnė. Ky model ėshtė i vlefshėm si pėr shkollat e mesme tė Pėrgjithshme ashtu edhe pėr shkollat e mesme Pedagogjike, Artistike, Sportive, Gjuhėve tė Huaja dhe me kohė tė shkurtuar. Nė bazė tė kėtij modeli testi dhe pikėve qė ndodhen nė ushtrim, maturantėt mund tė llogarisin pikėt nė tė dy linjat e vendosura, si nė Gjuhė dhe Letėrsi, gjė e cila do t’i ndihmojė pėr tė parė gjendjen dhe mundėsinė qė kanė pėr tė fituar pikėt maksimale nė kėtė provim.
Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, sesioni I
SHKOLLAT E MESME TË PËRGJITHSHME
PROFILI NATYROR
PJESA I
DRITËRO AGOLLI – “Ora e gurit”
Ky gur ėshtė ora qė shekujt tregon tek e tek/ Mbi fushėn e tij me rrudha prej dheu,
Dikur shėnoi: “katėrmbėdhjetė shekuj e pesė vjet”,/Kur lindi kėtu Skėnderbeu.
Nė dorė njė orė sekondat, minutat dhe orėt tregon,/Ky gur i bekuar rrėfen mes rrudhave shekujt./Tik-takun e tij, e dėgjon?/Shėnon i rreptė shekujt qė zbresin nga mjegujt.
Ky gur ėshtė orė qė askush s’e kurdis e s’e ngreh,/Vitet e shekujt rrėfen nė çaste vyshkje e blerimi;/Vetėm kur lind njė tjetėr i madh Skėnderbe/Tik-taku i tij pushon njė çikė nė shenjė nderimi.
Pėr pyetjet 1-5 rretho vetėm shkronjėn qė i pėrgjigjet alternativės sė saktė
1. Ç’lloj poezie ėshtė kjo? 1 pikė
2. Cilat janė dy fjalėt kyç tė kėsaj poezie? 1 pikė
3. Domethėnia e epiteteve i bekuar dhe i rreptė pėr gurin
lidhet me: 1 pikė
4. Nisur nga konteksti i kėsaj poezie guri shėnon konceptin
metaforik tė: 1 pikė
5. Cili ėshtė nėnteksti i vargut tė parė tė strofės sė tretė? 1 pikė
6. Shpjego metaforėn e gurit pėrballė rrudhave prej dheu. Ç’shėnon secila
prej tyre nė kėtė poezi? Argumento mendimin tėnd. 4 pikė
7. Cila ėshtė e veçanta qė sjell poeti nė portretizimin e figurės sė
Skėnderbeut? Pse e ka dhėnė me fjalė datėn e lindjes sė Heroit
Kombėtar? 4 pikė
8. Interpreto kuptimin e vargut: Vitet e shekujt rrėfen nė çaste vyshkje e
blerimi. Çastet e kujt janė kėto? Mbi cilėn figurė stilistike e mbėshtet
interpretimin tėnd? 3 pikė
9. Shiko me kujdes emrin mjegujt. Shumėsi i kėsaj fjale ėshtė njė thyerje e
normės standarde tė gjuhės shqipe. Shkruaj shumėsin e rregullt dhe
shpjego arsyen stilistike tė kėsaj forme tė zgjedhur nga autori. 2 pikė
Shumėsi: /Shpjegimi:
10. Gjej nė poezi njė çift antonimesh. 1 pikė
11. Cili ėshtė sinonimi i fjalės i rreptė (nisur nga konteksti i poezisė)?
i rreptė 1 pikė
12. Argumento nė formė eseje njėrin nga variantet e mėposhtme:
A ose B 10 pikė
A. Lexo me vėmendje dy vargjet e fundit tė poezisė, ku theksohet ideja e
papėrsėritshmėrisė sė dukurisė me emrin Skėnderbe. Motivo mendimin
se pesha emocionale e kėsaj poezie kulmohet nė to.
B. Individi mund ta ndalė kohėn, qoftė edhe pėr njė çast.
PJESA II
VIKTOR HYGO - “Katedralja e Parisit” (fragment)
Pėr pyetjet 13-17 rretho vetėm shkronjėn qė i pėrgjigjet alternativės sė
saktė.
13. Hygo ėshtė shkrimtar: 1 pikė
A) ekzistencialist./B) realist./C) romantik./D) simbolist.
14. “Katedralja e Parisit” ėshtė roman: 1 pikė
A) epope /B) historic/C) klasik/D) sentimental.
15. Shkaktar i fundit tragjik tė Esmeraldės bėhet: 1 pikė
16. E veçanta e stilit tė autorit nė paraqitjen e atmosferės nė
kėtė fragment shfaqet nė: 1 pikė
17. Indin e kėtij romani e pėrbėjnė situatat: 1 pikė
18. Nė ç’vetė ėshtė ndėrtuar rrėfimi? Ç’raport krijon autori me
personazhet pėrmes njė rrėfimi tė tillė? 2 pikė
19. Qėndrimi i Esmeraldės kundrejt Kuazimodos ndryshon
gradualisht. Gjej fazat nėpėr tė cilat kalon ky ndryshim bashkė
me foljet kyç qė e shprehin atė. 4 pikė
20. Zbulo, pėrgjatė fragmentit, njė çift antonimesh qė shpreh
kontrastin qė ekziston midis dy personazheve. 1 pikė
21. Komento, pėrmes figurave tė stilistikės, gjendjen shpirtėrore tė
Kuazimodos, nė fjalėt e tij qė pėrmbyllin kėtė fragment?
Ç’mund ta ketė shkaktuar atė? 5 pikė
22. Gjej aforizmin e pėrdorur nė kėtė fragment dhe interpretoje
atė duke iu referuar tė paktėn dy prej parimeve tė romantizmit. 3 pikė
PROFILI SHOQËROR, PROFILI I PËRGJITHSHËM
PJESA I
MARTIN CAMAJ - Rrungaja nė mars (fragment)
Pėr pyetjet 1-5 rretho vetėm shkronjėn qė i pėrgjigjet alternativės sė saktė.
1. Nė kėtė novelė, Camaj vjen si pėrfaqėsues i: 1 pikė
A) ekspresionizmit/B) natyralizmit/C) hermetizmit/D) surrealizmit.
2. Çfarė simbolizon titulli i tregimit? 1 pikė
3. Ç’ka dashur tė pėrcjellė autori pėrmes kėsaj novele? 1 pikė
4. Cila ėshtė fatkeqėsia mė e rėndė pėr kėta njerėz? 1 pikė
5. Jera acarohet me njerėzit, sepse: 1 pikė
6. Çfarė e bėn tragjik fatin e Jerės? Gjej nė fragmentin e dhėnė detaje me tė
cilat shfaqet tragjikja nė fatin e vajzės dhe tė njerėzve qė jetojnė nė ato
vise (tė paktėn 2). 3 pikė
7. A mendon se stoicizmi dhe kryeneçėsia e Jerės janė brenda psikologjisė
sė mjedisit? Argumentoje mendimin me ilustrime nga fragmenti. 3 pikė
8. Pse themi qė paralelizmi figurativ ndėrmjet natyrės qė lulėzohet çdo
mars buzė lumit dhe instinkteve njerėzore tė Jerės, e portretizon atė sė
brendshmi? 1 pikė
9. Gjej paragrafin ku Jera rizbulon e habitur dhe paksa ironike ligjin e
ripėrtėritjes sė natyrės. Kujt i drejtohet ironia (vetes, natyrės apo
njerėzve) dhe pse? Ç’figura tė tjera stilistike gjen nė kėtė paragraf (tė
paktėn dy figura bashkė me ilustrimet pėrkatėse)? 4 pikė
10. Interpreto nėntekstin qė mbartin fjalėt e fundit tė tregimit. Ndalu te
detajet qė vizatojnė sytė qė nuk mbylleshin edhe kur flinte. (Ç’ėshtė
“diçkaja” qė ajo priste?) 2 pikė
11. Gjej dy fjalė tė prejardhura, tipike dialektore, qė i japin njė bukuri tė
veçantė gjuhės sė Camajt. . 2 pikė
a. _____________ b. __________________
12. Argumento nė formė eseje njėrin nga variantet e mėposhtme:
A ose B 10 pikė
A. Jeta, vetmia dhe vdekja. Si ndikojnė kėto tė tria nė jetėn e personazheve
tė kėsaj novele? Çfarė ka dashur tė thotė Camaj nė lidhje me natyrėn e
qenies njerėzore?
Ose
B. Vetėm dashuria mund tė shkrijė akujt e shpirtit. Nisur nga konteksti i
novelės argumento vlerėn e kėtij pohimi.
PJESA II
ESKILI – “Koeforet” (fragment)
Pėr pyetjet 13-17 rretho vetėm shkronjėn qė i pėrgjigjet alternativės sė
saktė.
13. Nga e mori Eskili subjektin pėr tragjedinė? 1 pikė
14. Tragjedia ka nė qendėr tė veprės heronj? 1 pikė
15. Si shfaqet Oresti nė kėtė fragment? 1 pikė
16. Oresti ėshtė kthyer nga mėrgimi, sepse? 1 pikė
17. Nė kėtė tragjedi konflikti tragjik zhvillohet: 1 pikė
18. Cili mund tė jetė sipas jush kuptimi i vendosjes sė njė tufe flokėsh nga
Oresti mbi varrin e tė atit? 1 pikė
19. Cila ėshtė atmosfera qė krijon mjedisi dhe koha kur zhvillohet kjo skenė?
Gjej detajet qė japin thelbin e kėsaj atmosfere. 2 pikė
20. Cili ėshtė roli i korit nė kėtė fragment? A ėshtė ai mė shumė nė
pozicionin e njė aktori apo vėzhguesi? Argumento mendimin tėnd 2 pikė
21. Cila ėshtė e veçanta e ndėrtimit sintaksor tė vargjeve: “Prej grash qė
pikėllueshėm po afrohen/ pėrzishėm veshur”? Shpjego forcėn e
shprehėsisė qė merr kjo mėnyrė ndėrtimi. 2 pikė
22. Nė kėtė fragment indirekt ndihet prania e Klitemnestrės dhe bota e saj e
alarmuar. Çfarė e ka shkaktuar kėtė shqetėsim? Gjej nė fjalėt e korit
rrjedhojat e kėtij shqetėsimi. 2 pikė
23. Nė vargjet 26-35 gjej tri detajet dhe interpreto pėrmes tyre afrinė midis
mėnyrės greke tė tė vajtuarit dhe asaj shqiptare. 4 pikė
24. Kjo tragjedi ėshtė pėrkthyer nga Ismail Kadare. Gjej nga fragmenti njė
neologjizėm tipik tė tij dhe shpjego mėnyrėn e formimit. 2 pikė
SHKOLLA E MESME PEDAGOGJIKE
PJESA I
GJUHË SHQIPE
Incidenti ndodhi mė 23 dhjetor, nė orėn 4 pasdite. Ai u zhvillua brenda njė
kohe tepėr tė shkurtėr, sa tė hapėsh dhe tė mbyllėsh sytė, por ngjarja ishte
nga ato qė kanė aftėsinė ta ndajnė kohėn mė dysh...
...Sa mė shumė kalonin orėt, aq mė i rėndė dukej incidenti. Nata e zmadhoi
trupin e tij nė njė mėnyrė tė pabesueshme. Ditėt qė erdhėn mė pas,
gjithashtu. Qetėsia qė pllakosi gjithė atė javė pas tij, nė vend qė ta shuante, e
rriti edhe mė. Nė mendjet e tė gjithėve pėrsėriteshin e pėrsėriteshin, tė
ngadalėsuara si nė kllapi, ato lėvizje kaotike mbi urė. Ato ishin si njė skicim
i parė i luftės. Tani ishte e qartė se ajo patrullė s’ishte e rastit. Nga tė gjitha
anėt vijnė lajme tė kėqija. Nė bazėn e Vlorės, nė principatėn e Topiajve, te
Dukagjinėt dhe Kastriotėt nė Veri, kudo turqit kanė shpėrthyer njė valė
incidentesh. (Ismail Kadare, “Ura me tri harqe“)
1. Shprehjen frazeologjike sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė zėvendėsoje me
njė fjalė tė vetme sinonime me tė. ________________ 1 pikė
2. Gjej njė çift antonimesh tė pėrdorura nė fragment. 1 pikė
3. Nė cilin ndėrtim fjala valė ėshtė pėrdorur me kuptimin e parė? 1 pikė
4. Nė ç’rasė ėshtė emri incidentesh nė fjalinė e fundit tė
fragmentit? 1 pikė
5. Nė ç’shkallė ėshtė mbiemri i pėrdorur nė fjalinė: 1 pikė
Ai u zhvillua brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr...? ______________
6. Nė fjalinė: Nga tė gjitha anėt vijnė lajme tė kėqija, fjala
tė gjitha ėshtė: 1 pikė
7. Nė ç’mėnyrė janė foljet e pėrdorura nė shprehjen frazeologjike sa tė
hapėsh e tė mbyllėsh sytė? 1 pikė
8. Nė cilin ndėrtim folja filloj ėshtė pėrdorur si folje
gjysmėndihmėse? 1 pikė
9. Ktheje fjalinė e mėposhtme nė formėn joveprore. 1 pikė
Nata e zmadhoi trupin e tij nė njė mėnyrė tė pabesueshme.
10. Gjej kryefjalėn nė fjalinė e mėposhtme dhe trego me se ėshtė
shprehur ajo. Nga tė gjitha anėt vijnė lajme tė kėqija 2 pikė
a. Kryefjala: ________________ b. Shprehur me:
________________
11. Nėnvizo kallėzuesin nė fjalinė e mėposhtme dhe trego llojin e tij. 2 pikė
12. Trego funksionin e grupit emėror tė nėnvizuar nė fjalinė
e mėposhtme. 1 pikė
13. Çfarė ėshtė grupi emėror i nėnvizuar nė fjalinė e mėposhtme. 1 pikė
14. Fjalia: Tani ishte e qartė se ajo patrullė s’ishte e rastit ėshtė: 1 pikė
15. Shtoji fjalisė sė mėposhtme njė pjesė tjetėr, nė mėnyrė qė fjalia
tė dalė e pėrbėrė me bashkėrenditje kundėrshtuese. 1 pikė
16. Gjej fjalėn e shkruar gabim. 1 pikė
17. Gjej foljen e shkruar gabim. 1 pikė
18. Qarko fjalinė ku ėshtė pėrdorur drejt shkronja e madhe. 1 pikė
PJESA II
FLOBER- “Zonja Bovari” (fragment)
Pėr pyetjet 1-5 rretho vetėm shkronjėn qė i pėrgjigjet alternativės sė saktė.
1. Cili ėshtė, sipas Floberit, qėllimi i veprės letrare? 1 pikė
2. Çfarė nėnkupton termi “bovarizėm”? 1 pikė
3. Ç’lloj romani ėshtė “Zonja Bovari”? 1 pikė
4. Cila ėshtė karakteristika kryesore e personazhit tė Emės? 1 pikė
5. Si shfaqet Sharli nė vepėr? 1 pikė
6. Ndaje fragmentin e dhėnė nė tri pjesė dhe formulo me njė fjali se pėr
çfarė flet secila prej tyre. 3 pikė
7. Gjej nė fragment detaje konkrete qė flasin pėr fantazitė e Emės dhe
vizatojnė karakterin e saj. Bazuar nė to, portretizo fare shkurt figurėn e
heroinės. 3 pikė
8. Lexo me kujdes pasazhin mė poshtė:
Cilat janė dy fjalėt-kyç nė kėtė pasazh, me tė cilat jepet natyra e
marrėdhėnieve ndėrmjet Emės dhe Sharlit? Cila ėshtė figura stilistike qė
shpreh thelbin e kėtij raporti? Shpjego pse Ema e ndien si nevojė tė
domosdoshme tė ėndėrruarit? 3 pikė
9. A na parapėrgatit Floberi pėr njė tragjedi tė mundshme tė mėvonshme?
Arsyeto pėrgjigjen duke u mbėshtetur nė fragment. 3 pikė
10. Zbulo disa momente ku ironizohen tė dy personazhet. Ç’tregon kjo pėr
stilin e Floberit? 3 pikė
11. Cilat janė shkaqet qė ndikuan nė formimin e karakterit dhe nė fatin e
Emės? A ngjan ajo si jashtė kohės dhe realitetit apo e gjykoni pėr keq,
ashtu si mjedisi i saj? (Kujto se Floberi luftoi nė gjyq pėr ta mbrojtur tė
vėrtetėn e Emės.) A i tundojnė edhe tė rinjtė e sotėm iluzione tė tilla pėr
lumturinė? Argumento mendimin tėnd nė formėn e njė eseje. 10 pikė
24. Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, sesioni I
SHKOLLAT E MESME ARTISTIKE, SPORTIVE, GJUHËVE TË
HUAJA, ME KOHË TË SHKURTUAR
PJESA I
EPOSI I KRESHNIKËVE - “Martesa e Halilit” (fragment)
Pėr pyetjet 1-5 rretho vetėm shkronjėn qė i pėrgjigjet alternativės sė saktė.
12. Cikli i kreshnikėve bėn pjesė nė: 1 pikė
13. Vargu i ciklit tė kreshnikėve ėshtė: 1 pikė
14. Konflikti qendror nė kėtė cikėl ėshtė: 1 pikė
15. Cila ėshtė figura letrare e pėrdorur mė shumė nė tė? 1 pikė
16. Pika kulminante e kėngės “Martesa e Halilit” ėshtė kur: 1 pikė
17. Si shfaqen pėrmes vargjeve disa veçori zakonore tė jetesės sė
kreshnikėve? Pėrmend tė paktėn dy veçori. 2 pikė
18. Trego ku qėndron trajta paradoksale nė vargun: fort po shndrit
nj’aj djell e pak po nxeh! Ç’efekt krijon ajo te lexuesi? 2 pikė
19. Nė pėrshkrimin e natyrės nė njė ditė tė ftohtė dimri, gjej mjetet e
stilistikės (tė paktėn dy) qė japin konceptin hiperbolik tė kėsaj tabloje
dhe shpjegoji ato. Nė ç’raport ėshtė natyra me kreshnikėt dhe bėmat e
tyre? 5 pikė
20. Gjej nė fragment njė pyetje retorike dhe shpjego funksionin e saj stilistik.
Trego pse pyetja retorike pėrdoret shpesh nė Eposin tonė (“Ç’a kish ba
ai trimi Gjergj Alia?”). 2 pikė
21. Gjej nė vargjet ku pėrshkruhet ardhja e pranverės (Sa mirė
bjeshka...N’det) detajet qė e bėjnė atė reale dhe njėherazi fantastike.
Shkrirja e reales me fantastiken bėhet me qėllim nga rapsodi. Pse? Cili
ėshtė mjeti bazė i stilistikės qė pėrftohet nga shkrirja e tyre. Argumentoje
mendimin tėnd edhe me ilustrime nga fragmenti. 4 pikė.Matura Shtetėrore 2007, Teste
PJESA II
FLOBER: Zonja Bovari - Ëndėrrimet e Emės (fragment)
Pėr pyetjet 11-15 rretho vetėm shkronjėn qė i pėrgjigjet alternativės sė
saktė.
22. Cili ėshtė, sipas Floberit, qėllimi i veprės letrare? 1 pikė
23. Çfarė nėnkupton termi “bovarizėm”? 1 pikė
24. Ç’lloj romani ėshtė “Zonja Bovari”? 1 pikė
25. Cila ėshtė karakteristika kryesore e personazhit tė Emės? 1 pikė
26. Si shfaqet Sharli nė vepėr? 1 pikė
27. Ndaje fragmentin e dhėnė nė tri pjesė dhe formulo me njė fjali se pėr
çfarė flet secila prej tyre. 3 pikė
28. Gjej nė fragment detaje konkrete qė flasin pėr fantazitė e Emės dhe
vizatojnė karakterin e saj. Bazuar nė to, portretizo fare shkurt figurėn e
heroinės. 3 pikė
29. Lexoni me kujdes pasazhin mė poshtė:
Cilat janė dy fjalėt-kyç nė kėtė pasazh, me tė cilat jepet natyra e
marrėdhėnieve ndėrmjet Emės dhe Sharlit? Cila ėshtė figura stilistike qė
shpreh thelbin e kėtij raporti? Shpjego pse Ema e ndien si nevojė tė
domosdoshme tė ėndėrruarit? 3 pikė
30. A na parapėrgatit Floberi pėr njė tragjedi tė mundshme tė mėvonshme?
Arsyeto pėrgjigjen duke u mbėshtetur nė fragment. 3 pikė
31. Zbulo disa momente ku ironizohen tė dy personazhet. Ç’tregon kjo pėr
stilin e Floberit? 3 pikė
32. Cilat janė shkaqet qė ndikuan nė formimin e karakterit dhe nė fatin e
Emės? A ngjan ajo si jashtė kohės dhe realitetit apo e gjykoni pėr keq,
ashtu si mjedisi i saj? (Kujtoni se Floberi luftoi nė gjyq pėr ta mbrojtur tė
vėrtetėn e Emės.) A i tundojnė edhe tė rinjtė e sotėm iluzione tė tilla pėr
lumturinė? 10 pikė

