Ky opsion do të rivendose dhe njëherë rregullat a paracaktuara të shfaqjes së lajmeve në faqe.

Ri-vendos

Gjithsej 71 lajme të mbledhur në datën 2010-03-12 për kategorinë Ndërkombëtare

» Greqi, policia përplasje me protestuesit


- Alsat

Policia greke përballet me protestuesit në kryeqytetin helen ku të rinj qëlluan me gurë mbi forcat e rendit e sulmuan dhe rojet para parlamentit helen. Policia u kundërpërgjegj me gaz lotsjellës ndërsa të rinjtë me kapuç i qëllonin me cfare t’u zinte dora, gurë e shkopinj, e madje dhe bomba molotov, menjëherë pas përfundimit të protestës gjigante ku mijëra njerëz marshuan në mënyrë paqësore për të kundërshtuar masat e qeverisë. Nga Athina bëhet e ditur se janë thyer dri

» Merkel: Greqia të bëjë detyrat e saj


- Alsat

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron se prioriteti aktual per Greqinë është të rifitojë besimin e tregjeve financiare dhe që hapat e parë të vendit të mbytur në borxhe të kenë një impakt pozitiv. "Situata në Greqi është serioze, por opinioni i Gjermanisë është se besimi ne tregje dhe tek euro mund të rifitohet vetëm nëse Greqia ben detyrat e saj të shtepisë. Qeveria greke ka ndërmarrë një hap të parë të guximshem. Kjo duhet pranuar. Reduktimi i deficitit me 4% ës

» Kili, tërmet në betimin e presidentit


- Alsat

Sebastian Pinera betohet si presidenti i ri i vendit, ndërsa toka dridhet sërish frikshëm në Kili. Lekundjet me magnitudë 7.2 theksuan edhe një herë detyrën e vështirë e një prej personave më të pasur në vend, rindërtimin pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar. Paraardhësja e tij Michelle Bachelet largohet nga pushteti në kulmin e popullaritetit, një mbështjetje në masën 84 % sic tregojnë anketimet, cka përbën një tjetër sfidë për presidentin e ri. “Nuk do të jemi qever

» Kaliforni, 7-vjeçari mposht 3 hajdutë


- Alsat

Karlosi 7 vjecar është heroi i ditës në Kaliforninë e Jugut. I vetëm ai arriti të sprapste tre hadiutë të armatosur që hynë me forcë në shtëpinë e tij. Vogëlushi mposhti frikën dhe I telefonoi 911. Sipas sherifit të Los Angeles personat e armatosur hynë në banesën e 7- vjecarit në Norwalk, Kaliforni, rreth orës 8:30 të mëngjesit. Vogëlushi arriti të fshihej në banjo me motrën 6- vjecare dhe telefonoi autoritetet locale. "Ka disa djem që duan të vrasin mamin. A mund të

» Pritet një vit me uragane


- Gazeta Express

Tre uragane të fuqishëm dhe dy me fuqi më të vogël, mund ta godasin bregdetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2010. Këto të dhëna i publikoi shërbimi privat meteorologjik “Accuweather”. “Parashikimi parashikon një stinor shumë aktiv në vitin 2010, shumë më të rrezikshëm sesa zakonisht”, qëndron në kumtesën e “AccuWeather”. Një ekip i ekspertëve në krye me Zhoe Bastardje, parashikon se gjatë këtij stinori, do të ketë gjithsej 16 deri 18 stuhi

» Carlos Slim e mund Bill Gates’in


- Gazeta Express

Pasuria e Slim është rritur për 18.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke u bërë në total 53.5 miliardë dollarë. Kjo ka bërë që ai ta mund themeluesin e kompanisë Microsoft, Bill Gates, i cili renditet në vendin e dytë me 53 miliardë dollarë pasuri. Në vendin e tretë është investuesi amerikan Warren Buffett, që ka pasuri prej 53 miliardë dollarësh. Në vitin 2009, 332 emra kishin dalë nga lista për shkak të krizës ekonomike, por numri total i miliarderëve në këtë vit është rritur nga 793

» Kompensime për 9/11


- Gazeta Express

Në Shtetet e Bashkuara është arritur një marrëveshje për kompensimin e mijëra personave që u sëmurën ose u lënduan gjatë operacioneve që i pasuan sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA. Nga ky kompensim pritet të përfitojnë zjarrfikësit, policët, personeli i ekipeve të shpëtimit dhe ata që punuan për disa javë rresht në tym dhe pluhur mes rrënojave të kullave të shembura binjake të WTC. Rreth 10 mijë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit do të mund të përfitojnë kompen

» Rifillojnë manovrat ruso-ukrainase


- Gazeta Express

Shtatmadhoria e Ukrainës njoftoi se forcat e Rusisë dhe të Ukrainës do të rifillojnë me manovra detare, që për të herë të fundit u mbajtën shtatë vjet më parë. Agjencia ruse Interfax njoftoi se manovrat dypalëshe do mbahen në qershor, dhe se do të përfshijnë luftanije dhe qindra ushtarë që operojnë në siujdhesën ukrainase të Krimesë, në Detin e Zi. Pas zgjedhjes së Viktor Janukovich për president, ai deklaroi se prioritet kryesor i politikës së jashtme ukrainase do të j

» Obama fal paratë e Nobelit


- Gazeta Express

Presidenti amerikan, Barack Obama, bëri të ditur të premten se 1 milion e 400 mijë dollarët, që i fitoi si laureat i vitit të kaluar i Çmimit Nobel për Paqe, do t’ia dhurojë organizatave humanitare që aktualisht veprojnë në SHBA dhe Haiti. Nga kjo shumë, presidenti Obama ka vendosur që 250,000 dollarë t’ia dhurojë organizatës joqeveritare “Fisher House”, e cila aktualisht po grumbullon mjete për ndërtimin e një qendre mjekësore. Gjithashtu, presidenti amerikan do t’i

» Rove mbron “torturimet”


- Gazeta Express

Njëri nga këshilltarët kryesorë të ish-presidentit amerikan, George W. Bush, Karl Rove, del në mbrojtje të metodave të ashpra të marrjes në pyetje të personave të dyshuar për terrorizëm, përfshirë këtu edhe zhytjen e kokës në ujë. Në një intervistë dhënë për BBC, ish-këshilltari presidencial amerikan, Karl Rove, pohoi se në sajë të përdorimit të këtyre metodave, ShBA kanë arritur që të siguronin të dhëna të rëndësishme për parandalimin e sulmeve të tjera kundër Amerikës dhe aleatëv

» Rivarroset ish-presidenti qipriot


- Gazeta Express

Ish-presidenti i Qipros, Tassos Papadopoulos, kufoma e të cilit ishte vjedhur patra tre muajsh, dhe që ishte kthyer kohë më parë, është rivarrosur në varrezat Defteri, në jug të kryeqytetit qipriot, Nikozi. Në rivarrimin e ish-presidentit morën pjesë liderët politikë të Qipros, si dhe disa qindra qytetarë të Nikozisë. Papadopoulos (74) vdiq në dhjetor të vitit 2008. Ai ishte president i Qipros prej vitit 2003 deri në vitin 2008. Kufoma e tij u vodh në natën nga varr

» Italia merr kritika për diskriminimin e emigrantëve


- Ora News

"Emigrantët që mbërrijnë në Itali nuk duhen trajtuar si mbeturina toksike". Me këto fjalë Komisarja e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay, e cila po zhvillon një vizitë dy ditore në Romë, ka kritikuar politikën e qeverisë italiane në fushën e emigracionit. Pillay u shpreh se është e shqetësuar për disa nga normat e përfshira në paketën e sigurisë së qeverisë italiane, në mënyrë të veçante për sa i përket masës që parashikon dënim më të rëndë në rast se personi që kryen n

» Biden mbërrin në Jordani pas vizitës së tensionuar në Izrael


- Ora News

Zv/Presidenti amerikan Joe Biden arriti te enjten në Jordani për të zhvilluar bisedime me mbretin jordan Abdullah pas një vizite të tensionuar në Izrael dhe territoret palestineze, ku ai kritikoi shtetin hebraik për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Diplomati i lartë amerikan u ul në aeroportin ushtarak Marka në Amman pëpara takimit për bisedime për paqe me mbretin jordan Abdullah. Njoftimi i Izraelit këtë javë, i planeve për ndërtimin e 1.600 vendbanimeve kol

» Tensionohen marrëdhëniet Suedi-Turqi nga rezoluta armene


- Ora News

Ndërkohë që ende nuk janë sheshuar mosmarrëveshjet me Uashingtonin në lidhje me çështjen armene, një tjetër front diplomatik hapet për Ankaranë. Objektivi këtë herë është Suedia. I gjithë debati ka nisur pas miratimit të parlamentit suedez të mërkurën të rezolutës me 134 vota pro dhe me 130 kundër , e cila e cilëson genocid masakrën e armenëve nga forcat otomane në vitet 1915-1917, gjatë Luftës së I Botërore. Rezoluta u miratua megjithë kundërshtimin e fortë të qeverisë su

» Afganistan, Karzai mirëpret ofertën e Pakistanit


- Ora News

Presidenti afgan Hamid Karzai mirëpriti ofertën e Pakistanit për të ndihmuar qeverinë afgane që të arrijë pajtimin me militantët talebanë. Gjatë një vizite sot në Islamabad, Karzai tha se Pakistani zë një rol shumë të rëndësishëm në proçesin e pajtimit në Afganistan. Karzai i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin pakistanez Jusuf Raza Gilani. Gilani tha se Pakistani do të ndihmojë popullin afgan të stabilizojë vendin në çdo mënyrë të mun

» Turqia u bashkohet kritikave kundër Izraelit


- Ora News

Turqia u bë shteti më i fundit që kritikoi vendimin e qeverisë së Izraelit për ndërtimin e 1.600 shtëpive në territorin e pushtuar në Bregun Perëndimor. Ministria e Jashtme në Ankara tha se vendimi i Izraelit ngre "dyshime serioze" rreth përkushtimit të shtetit hebraik për paqen. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se "veprimet janë në kundërshtim me bazat ligjore të pranuara nga ana ndërkombëtare për zgjidhje" në Lindjen e Mesme. Kreu i Ligës Arabe, Amr Mussa

» 11 shtatori, shpërblim punëtorëve të intoksikuar


- Ora News

Në Shtetet e Bashkuara është arritur një marrëveshje për kompensimin e mijëra personave që u sëmurën apo u lënduan në operacionin që pasoi sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001. Nga ky kompensim pritet të përfitojnë zjarrfikësit, oficerët e policisë, personeli i skuardave të shpëtimit dhe ata që punuan për disa javë në kushtet e tymit dhe pluhurit mes rrënojave të kullave binjake që u shembën. Afro 10 mijë pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit mund të përfitojnë

» Feith, thirrje Thaçit për largimin e ministrit te korruptuar


- Ora News

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feit i kërkon kryeministrit Hashim Thaçi, të largojë nga qeveria ministrin e korruptuar, emri i të cilit ende nuk bëhet publik. Sipas mediave vendase, ai është politikisht i fuqishëm dhe mban një post të rëndësishëm. Mbi zyrtarin e ekzekutivit, rëndon akuza e korrupsionit, duke përfituar në mënyrë abuzive miliona euro. Faktet e dokumentura ndodhen në kryeministri dhe në zyrat e misionit europian Euleks.

» OKB paralajmëron një krizë të mundshme ushqimore në botë


- Ora News

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron një tjetër krizë të mundshme ushqimore në botë. çmimet e ushqimeve në botë janë më të ulëta sot se sa gjatë krizës së viteve 2007 - 2008. Por në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, Zhak Diuf, drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë, të Kombeve të Bashkuara thotë se aktualisht kushtet nuk janë më të mira dhe një krizë mund të ndodhë sërish.Protestat shpërthyen në Kenia dhe në më shumë se 30 vende në vitet 2007 dhe 200

» Obama do dhurojë Nobelin për Paqe për bamirësi


- Ora News

Presidenti amerikan, Barak Obama, planifikon ta dhurojë çmimin Nobel për Paqe, me një vlerë prej 1.4 milion dollarësh, për organizatat humanitare që ndihmojnë studentët, që ndihmojnë për familjet e veteranëve, për të mbijetuarit e tërmetit në Haiti, por edhe për të tjerë. Sipas njoftimeve më të fundit, presidenti Obama, mësohet të ketë theksuar se është krenar në mbështetjen e punës së tyre". Në mesin e atyre që do të marrin ndihma, është edhe Instituti i Azisë Qendrore, të cilit do t'i jepen 10

< Më para | 1 | 2 | 3 | 4 | Më pas >