“100 vjet Pavarësi” - “60 vjet Kinematografi!”
Pikërisht më 10 korrik 2012 mbushen 60 vjet nga inaugurimi i shtëpisë së filmit në Shqipëri, “Kinostudio Shqipëria e Re”! Në hapësirën e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit, 6 dekada janë jo pak. Por nëse hymë në thellësinë e gjuhës filmike si botë e imazhit dhe, rikujtojmë se çfarë ka sjellë filmi shqiptar, do të shohim se falë gjinive të ndryshme nga dokumentari, kinoditaret, filmi me metrazh të shkurtër dhe atij me metrazh të gjatë, është e dokumentuar gjithçka shqiptare. Është etnogjeneza pelazgo-ilire, është lufta dhe qëndresa e Skënderbeut, është mesjeta e bizantinizmi. Janë pashallëqet me luftën dhe marrëzitë e tyre, është lufta me pushkë dhe me penë për territoret gjuhën dhe identitetin. Është shpallja e pavarësisë dhe vepra e Ismail Qemalit. Është Lufta e Parë Botërore dhe gjashtë muajt e Princ Widit, është lufta e Vlorës dhe Kongresi i Lushnjës. Është varfëria dhe përpjekjet e inteligjencës së kohës që mes baltërave të Myzeqesë dëshironte të shpinte tinguj pianoje dhe të një zëri që gufonte nga shpirti e humanizmi. Është periudha e Mbretërisë me dritëhijet e saja të përpëlitjes mes “orientalizmit dhe oksidentalizmi” - lindjes dhe perëndimit. Filmi shqiptar ka përcjellur Luftën e Dytë botërore, si rezistencë dhe si organizim në drejtimin e komunistëve. Është në këtë arkiv imazhi rindërtimi i vendit, arsimimi në luftë kundër analfabetizmit, jeta në fshatra dhe fisnikëria e atyre njerëzve që pësuan shumë zhgënjime dhe varfëri në dekada, por se jo gjithmonë një panoramë e tillë gjente pasqyrimin e drejtë në artin e shtatë. Janë ndryshimet në zhvillimin emancipues të vendit në marrëdhënie shpesh bezdisëse, ku panorama e realitetit jepej në një deformim ideologjik dhe kaplonte në iluzionizëm, mjet ky mjaft efikas i propagandës së regjimit. Filmi shqiptar nuk i shpëtoi edhe bashkëpunimit me shërbimet inteligjente të kohës, aq sa në disa vite, pati kineast që nuk pengoheshin në dëshirën e tyre për filma të tillë. Si edhe pati që, me heshtjen e tyre, me mënyrën e rafinuar të tërheqjes, dhe mbylljes në vetvete nuk e preferuan këtë lloj filmi, i cili sot ka vlerë vetëm për të kuptuar se si vepronte “Sigurimi i Shtetit” në manipulimin e mendjes dhe sjelljes së njeriut. Filmi shqiptar solli mes artit, jetën tonë në ato vite. Me dritëhijet e tija ai dëshmon besnikërisht realitetin, qoftë në ato raste kur e vërteta thuhet ashtu si edhe ishte, qoftë edhe kur ajo manipulohet, pasi demagogjia, megalomania, propaganda gënjeshtare dhe fshehja e së vërtetës është mënyrë e të sjellurit të sistemeve totalitare ndaj njeriut.
Në kushtet e shoqërisë demokratike, filmi i realizuar në vitet e sistemit komunist ka rëndësi dhe vlera në pasqyrimin e realitetit të drejtpërdrejtë dhe atij të deformuar, si mënyrë jetese dhe si antropologji. Nuk mund të trembemi sot dhe të rrekemi të kërcënojmë me asgjësimin e tij, kyçjen në arkiva sepse kështu do të ruheshim nga manipulimi i mundshëm i breznive të reja. Një hamendje kjo, që jo se nuk ka munguar por që nuk ofron arsye. Heshtja ndaj filmit me motive të tilla, do të sillte në një formë tjetër inkuizicionin. Do të vinte në dyshim jetësinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit demokratik, në të cilin jetojmë tash dy dekada, që është edhe sistemi i pluralizmit kulturor. Asgjë nga shoqëritë totalitare skllavopronare apo feudale, fashiste apo komuniste nuk e rrezikojnë me kthim pas shoqërinë globale, si një shoqëri e hapur për ndryshim ku njeriu i saj jeton si individi demokratik me frymë krijuese dhe shpirt kritik.
Në këtë 60-vjetor të Kinostudios Shqiptare, do të dëshiroja të shikonim së bashku një film. Nuk është shfaqur asnjëherë. Nuk ka as skenarist dhe as regjisor. Le ta krijomë së bashku në respekt të filmit shqiptar dhe atyre qindra kineastëve të vjetër(atyre që jetojnë dhe atyre që nuk janë më) dhe kineastëve të rinj, të cilët në këto kohë të vështira e kanë lidhur jetën me këtë art magjik dhe vibrues që frymëzon dhe ndihmon në ndryshimin e botës dhe shoqërisë. Tani po ju kërkoj të ulim dritat dhe shikoni! Përpara nesh është ulur një ekran i madh. Ndokush mund të thotë që; ekrani është pak i vjetër dhe tek tuk ka disa arna. Ashtu është, sepse ai ka dalë jo nga ndonjë magazinë antikuarësh, por se nga vargjet e Ismail Kadaresë në poezinë “Kinemaja e Vjetër”! Atje poeti me një përdëllim të ndjerë për imazhin dhe magjinë e tij, shprehet se edhe pse i tillë, ajo copë beze, nuk na pengonte për ta parë botën! Dëshiroj ta fillojmë me një sekuencë nga dita e ceremonisë së inaugurimit të “Kinostudios Shqipëria e Re” - 10 korrik 1952. Dhe ja na shfaqet Xhanfise (Çipi) Keko. Atë ditë ajo ishte ngarkuar të mbante gërshërët e prerjes së shiritit sipas ceremonialit. Ajo mban në duar librin e saj me titull “Ditët e jetës sime” dhe fillon të lexojë me zërin e saj të ëmbël dhe të ngrohtë: “Mëngjesi i 10 korrikut 1952, më gjeti herët në Kinostudio. Rrugën e bëra bashkë me shokët duke biseduar për detyrën që më kishin caktuar në ceremoninë e inaugurimit… Qëndroja thuajse e murosur atje te dera kryesore e godinës, e veshur me një fustan të kuq me pika të bardha, me tabaka në dorë…”.
Artistja e Popullit Xhanfise Keko, kishte qenë në grupin e kineastëve që në mars 1950 shkuan për studime në Moskë. Ishin Jani Nano, Mihal Çarka, Koço Tollko, Endri Keko e Petraq Lubonja. Ishte e vetmja grua që, vite me vonë do të shndërrohej në regjisoren e filmave të shkëlqyer për fëmijë. Tek priste të nisej për studime në 19 dhjetor 1949 ajo humbi të atin. Ju duk se ëndrra e saj u ndërpre në mes. Ndoshta e ëma mund edhe të mos e lejonte që ajo të shkonte në Moskë. “Isha gabuar, - shkruan Xhano në kujtimet e saja, - ajo, fisnikja, nëna ime, jo vetëm nuk më ndaloi, por më porosiste vazhdimisht të sillesha mirë e të mësoja sa më shumë që ta justifikoja këtë fat i cili më kishte trokitur aq pa pritur”.
Ishim një vend i prapambetur dhe i varfër, por se vendosja e gurëve të mëdhenj të artit i garantonte më shumë ecjen tonë historike. Mjafton të bëjmë një provë. T’i heqim 100 viteve pavarësi kinematografinë. Do dukej histori e zbrazët, invalide dhe me personalitete të munguara, si të thuash me kujtesë distrofike. Madje edhe faktologjia historike do të ishte pa figurë, si një hije e humbur. Vijojmë me filmin tonë, që po e quajmë me titullin “100 vite Pavarësi - 60 vite Kinematografi”. Në ekranin tonë të imagjinuar shfaqen këto fjalë: “Dua t’i këshilloj kineastët e rinj që çdo vepër ta bëjnë me dashuri dhe vetëm me dashuri. Së dyti, dua t’u uroj atyre të kenë fat dhe sidomos të mos kenë fatin tim!”
Ky pionier i kinematografisë, kishte mbërritur për studime në Moskë qysh në vitin 1948. Shfaqet në ekran Viktor Stratobërdha, atje në Kanadanë e largët ku edhe mbylli sytë dy javë pas mbushi të 75 vitet e jetës. Flet ngadalë, ngrohtë dhe me një buzëqeshje që tregon se njeriu që e do jetën, nuk dorëzohet. Vitet e burgut kishin bërë të tyret.
Por ai kishte pasur në krahë një grua që quhej Ëngjëllushe (ëngjëll) dhe një vajzë që quhej Flutura. Vajzës që në klasën e parë, mësuesja i kishte thënë: “Kjo e ka të atin në burg”. Ish-liceisti i Korçës, partizani antifashist, ai që studioi në “VGIK” në Moskë, një nga shkollat kinematografike më të mira në botë, ku një nga krijuesit0 dhe drejtuesit e saj të parë kishte qenë Ejzenshteini, i cli ndërroi jetë pak muaj përpara se i riu shqiptar të fillonte studimet, ishte shndërruar në armik të popullit. Na shfaqen në ekran momente nga xhirimet e filmit “Skënderbeu”. Është viti 1953. “Episodi dasmës xhirohet në Drobonik, në periferi të qytetit të Beratit. Sheshi i madh i kishës së Shën Dhimitrit me qipariza dhe lisin madhështor, i plotësonte të gjitha kërkesat artistike dhe historike të regjisorit Sergei Jutkeviç”. Në sheshin e xhirimit pranë aktorëve me një altoparlant në dorë, për të drejtuar figurantët, shohim një burrë aktiv, pasionant të gjallë dhe profesional.
Nëse filmi “Skënderbeu” unikal në llojin e vet, dhe gati 60-vjeçar është ende i freskët emocionues e inspirues, falë korrektesës historike ka në lëndën e tij të imazhit filmik art, estetikë filmike dhe dimensione të një filmi që nuk konsumohet; atje është edhe shpirti artistik dhe indi filmik i Viktor Stratobërdhës. Ai që guxoi të thoshte në 1956-ën, se në Konferencën e Tiranës ju thyen hundët Enver Hoxhës, e pësoi nga një spiunim i një kolegu, por nuk e mohoi atë që e kishte thënë në mirëbesim. Përfundoi në Berat si përgjegjës i kinemasë së qytetit, ku organizonte aktivitete me shfaqje filmash edhe për fëmijët e fshatrave. Fillimisht flinte në kinema në krevat portativ.
Sepse më kujton kjo gjë fatin e Fan Nolit që, përgjohej në SHBA i spiunuar nga një tjetër shqiptar, se kishte ide të majta bolshevike. Noli përfundoi të flinte në një kishë të vogël, i vetmuar deri sa mbylli sytë, por se pa u dorëzuar në misionin e tij të jetës në shërbim të njeriut dhe lirisë. Në këtë “100-vjetor të pavarësisë”, patëm fatin të shikonim një dokumentar të gjatë me dy seri, të karakterit shkencor dhe historik për Skënderbeun, të regjisorit Vladimir Prifti. Shpesh atmosfera e kohës dhe ndjeshmëria e ngjarjeve përcillej me imazhe të filmit Skënderbeu. Në ekranin tonë virtual na shfaqen ballë për ballë Viktor Stratobërdha dhe Vladimir Prifti që përcjellin këto kumte për filmin. “Gjithë kohën kam vuajtur shpirtërisht kur shihja përpëlitjet e artistëve të mirëfilltë për të thënë diçka më tepër nga sa u lejonte politizimi ekstrem i artit. Mendoj që shpirti artistik i shqiptarit e ka gdhendur veten edhe në ato filma që sot të gjithë e dallojnë se kujt i kanë shërbyer. Misioni i artistit të vërtetë është aq i lartë, sa ai nuk duhet të shqetësohet as se si do ta gjykojnë të tjerët, as se si do të qëndrojë ai përballë të kaluarës së vet…”. Regjisori Prifti ka qenë prodhonjës edhe në vitet e sistemit të ri demokratik, si krijues, si pedagog dhe në lëmin e botimeve akademike. Të dish ta përdorësh lirinë është gjithë po aq e vështirë se ta kërkosh atë. Stratobërdha nuk e pati. Ja përse në këtë 60-vjetor, semantika vjen disi ndryshe. Në ujërat e lirisë krijuese ndeshemi me vështirësitë që lidhen me estetikën e filmit dhe me industrializimin e tij. Është për këtë arsye që Vladimir Prifti në filmin tonë imagjinar kumton: “Asgjë tjetër më shumë se sa filmi, nuk është në gjendje të na transmetojë, ndërmjet fantazisë, në vendet më të paimagjinueshme; në kohët e Romës së Vjetër, Anglisë së viteve 700, në mesin e Luftës së Vietnamit ose në anijet kozmike të së ardhmes. Ideja që kinemaja është e lexueshme, që tani edhe ajo ka një gjuhë të sajën, është bërë një opinion mjaft i përhapur, aq sa ekzistojnë edhe kode e rregulla të vërteta, gramatikore e sintaksore të gjuhës kinematografike, që me t’u njohur, garantojnë mundësinë e të lexuarit dhe të kuptuarit më mirë të çdo filmi, e për rrjedhojë edhe të emocioneve që burojnë nga ky lloj arti”. Kjo lakore arsyetimi na bind se, në kohën që jetojmë, filmi dhe kinemaja në Shqipëri kanë hyrë në tjetër hulli. Prej disa vitesh kemi edhe dy akademi që përgatisin kineastët e rinj. Disa gjenerata janë diplomuar tashmë dhe krijimet e tyre janë vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.
Për një pushim të shkurtër miqtë e mijë dhe të filmit, ju propozoj një kolonë muzikore filmash. Përpiquni të sillni në mendje kompozitorët. Ashtu si ata konkurrentët në konkurrimin për filmin shqiptar që realizoi “Top Channel”. Do të takojmë profesor Çesk Zadenë, që këtë vit do të mbushte 85 vite, me muzikën e filmit Skënderbeu dhe poemin muzikor “O ju male” që edhe sot rrënqeth. Do të shijojmë ëmbëlsinë e Feim Ibrahimit, gëzimin dhe ritmin e Aleksandër Lalos, mallëngjimin dhe kombinimet hibride të vajit me ritmin të Aleksandër Peçit, dhe do të ndalemi tek epika lirike e Kujtim Laros. Sa kurioz që jam, besoj se dhe ju miqtë e mijë, të dëgjoja kompozimin e Kujtim Laros për “100-Vjetorin e Pavarësisë! Atje në botën e engjëjve, përpara panteonit të personaliteteve të artit, por jo vetëm të tij, Kujtimi i bie pianos në një melodi të pakënduar më parë.
Jam i sigurt se Saim Kokona, mjeshtri i kameras, do të jetë duke e xhiruar ashtu në plan të parë pa hequr syrin nga kamera dhe në një heshtje shembullore që edukon. Ai vinte nga shkolla çeke e kinematografisë së Milosh Formanit. Në respekt të tij, në ekranin tonë virtual shfaqet regjisori Kristaq Mitro dhe thotë: “Mësova nga syri magjik i Kokonës, fitova nga heshtja e zgjuar e Kokonës. U befasova nga shpirti i madh i Kokonës. Ai mbetet kinemaja që më shfaqet nga larg, në një kohë pa cak..!”
Një grup kineastësh aprovojnë njëherësh këtë përcaktim prej kirurgu duke duartrokitur!
Filmi ynë në këtë ditë përvjetori të 60-të krejt pa pritur merr një dinamikë që na shpie në sheshin e xhirimit. Është viti 1944. Ishte behar. Një avion anglez fluturonte shumë ulët. Prej tij u lëshuan në ajër dhe morën udhën për në tokë një tufë me trakte. Një grup pleqsh u shpjegonin fëmijëve se ato bënin thirrje për tu larguar nga Korça se ajo do të bombardohej. Dhe kështu ndodhi. Familja e djaloshit të vogël 7-vjeçar një buçko leshverdhë shkoi në Drenovë. Ishte mëngjes kur ata panë një kolonë gjermanësh që po i ngjitej malit. Gjermanit të fundit i ranë një palë çorape. Djali i vogël i mori dhe vrapoi e i’a dha të zotit. Ushtari gjerman i pa mirë e mirë si me habi dhe i futi në çantën e vet. Kur djali u kthye tek të tijët ata po e shikonin me inat, sidomos drenovarët. Regjisori i filmit ngulte këmbë që skena e djalit të përsëritej. Kërkohej më shumë natyralitet fëminor. Kur të tjerët u lodhën dhe e humbën durimin, regjisori (që ishte Viktor Gjika) ju shpjegoi. Kjo ngjarje më ka ndodhur mua personalisht, ndaj për atë çfarë kam përjetuar nuk mund të toleroj. Mjeshtri dukej në botën e engjëjve se po xhironte një film me subjekt nga jeta e tij. Na shfaqet sa kaq një moment tjetër nga ky film imagjinar. Janë vitet 60-të dhe regjisori që po xhironte në qytetin e lindjes dhe fshatrat për rreth, shikon një vajzë të re që ngiste biçikletën. Ishte e bukur, madje shumë e bukur. Vendos ta fusi në rol në filmin e tij. Fillimisht si një improvizim, arti i pranon trillet. Por pamja e saj, ishte si e artisteve të mëdha të ekranit. Dukej si ato artistet italiane. Regjisori bën një rrugë e dy punë, e fut në filmin e xhiruar dhe e rrëmben përgjithnjë në filmin e jetës. E gjithë kjo është një përsiatje qiellore. Një lloj tregimi i Viktorit me miqtë e tij të kinemasë, si një plan ide për një film të ardhshëm. Gëzim Erebara e kishte humbur fillin. Duket se del nga një lloj dremitje dhe i thotë Viktorit. “Po mirë t’i mendon se do të ta pranojnë këtë skenar?! Eh ja kthen Viktori,i dashur Gëzim, qëkurse the atë fjalë në Pragë, atë që të la pa marrë diplomën, ende nuk të ka dalë frika. Cilën fjalë, shtyn bisedën Gëzimi. Dhe si i zgjuar nga gjumi i kujtimeve mërmërit: “Në vitin 1948 shkova për studime në Çeki, për regjizurë në Akademinë FAMU në Pragë. Në vitin e fundit të studimeve, m’u ndërpre bursa dhe më kthyen forcërisht në Shqipëri. Kisha deklaruar në një takim studentor se “Enver Hoxha ka më pak kulturë se një qytetar i mesëm çek”. Je penduar, filluan ta ngacmoni të tjerët. Jo gjegjet qetësisht Gëzimi. Vërtetë diplomën nuk e mora, por ama filma xhirova, ndërsa nga Çekia mësova gjuhën dhe përktheva shqip “Ushtarin e mirë Zhvejk”! Të gjithë qeshin!Këtu filmit tonë i vjen fundi, krejt papritur! Hapen dritat dhe dalloj Tinka Kurtin si nënë Pashakon, Margarita Xhepën si Eleni Jankollarin tek “Koncert në vitin 1936”, Timo Flloko është ende me rroba partizani të lagura, është Kapo Dalipi tek “Malet me blerim mbuluar”. Rajmonda Bulku duket ende si Djana që është tronditur nga udhëtimi për muajin e mjaltit tek filmi “Të paftuarit”.
Yllka Mujo është e veshur me rrobat e nënës tek filmi “Honeymoon” ndërsa Holta Gixhari ka mbetur ende në transparencën e filmit të fundit shqiptar “Farmakon”!
Nga filmi i parë shqiptar “Fëmijët e saj” të Hysen Hakanit, tek filmi i fundit i regjisorit të ri Joni Shanaj, kjo është historia e kinematografisë shqiptare. Historia vazhdon edhe nëse në këtë ditë jubilare nuk kujtohet kush zyrtarisht për një ceremoni. Është ai djali 17-vjeçar, nga Ballshi Ledio, që fitoi konkursin duke habitur me dashurinë e tij për filmin shqiptar, që na bind se filmi dhe kinematografia jonë janë pjesë e kujtesës kombëtare dhe e identitetit tonë në këta 100 vite pavarësi. Filmi qëndron edhe pa ceremonitë, këto të fundit nuk jetojnë dot pa u filmuar sepse historia e do imazhin si një binjak.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)