E Diel, 1 Nëntor 2026

“Barby man”, harxhon 80 mijë $ për të koleksionuar kukullat

Deri tani jemi mësuar, që ngjyra rozë dhe kukullat t’i shkojnë më shumë femrave, por 41-vjeçari nuk e ka këtë kompleks.

Stanley Colorite ka 16 vjet që koleksionon kukulla barbi duke mbushur katër dhoma të shtëpisë së tij.

41-vjeçari i veshur me rozë ka arreduar edhe shtëpinë në këtë dizajn dhe është mjaft i apasionuar pas kukullave barbi dhe nuk kënaqet derisa ta mbushë shtëpinë plot e përplot.

Deri tani ai ka shpenzuar 80 mijë dollarë duke i blerë të njëjtat kukulla disa herë pasi “nuk ngopet me to”.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›