E Diel, 1 Nëntor 2026

ldquoBayern ka mesuar nga humbja me Chelsea-nrdquo

Trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes, beson se ekipi i tij ka mësuar shumë nga humbja me penallti ndaj Chelsea-t, një humbje që copëtoi zemrat e gjermanëve, në finalen e Champions-it të vitit të kaluar, përpara se të udhëtojë drejt “Wembley”-t, për t’u përballur me Dortmund-in në finalen e sivjetshme.

Bayern siguroi finalen pas një shkatërrimi brutal 7-0 ndaj Barcelonës, me rezultat të përgjithshëm (4-0 në “Allianz Arena” dhe 0-3 në “Camp Nou”). “Nuk është një sekret, fakti që unë jam një person që kam përjetuar gjithçka në futboll, si futbollist dhe si trajner, ndaj dhe isha shumë i zhgënjyer pas finales së vjetshme”, tha ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Por, që në ditën pasardhëse, ne nisëm të planifikonim sezonin e ri, të planifikonim skuadrën dhe të flisnim me lojtarët. Mendoj se mund të mësosh më shumë pas një humbjeje, se sa pas një fitoreje, ndaj dhe kemi mjaftueshëm eksperiencë nga viti i kaluar, për të qenë tërësisht të gatshëm këtë vit. Ne jemi një grup i bashkuar, brenda dhe jashtë fushe. Kemi fituar kampionatin, jemi në finalen e Kupës dhe, logjikisht, kemi synim fitimin e Champions-it, për shkak të fatit të keq, me të cilin u përballëm finalen e vjetshme”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›