E Shtunë, 31 Tetor 2026

ldquoBolshoirdquo policia ruse prangos te dyshuarin

Policia e Moskës ka ndaluar për të marrë në pyetje një të dyshuar për sulmin me acid ndaj drejtorit artistik të teatrit të baletit Bolshoi, Sergei Filin.

Një njoftim i shkurtër në faqen e internetit të policisë thotë se personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte një nga të dyshuarit për sulmin e 17 janarit, që tronditi botën e artit.

“Aktualisht po ndërmarrim masat e duhura investigative”, thotë më tej njoftimi online. Sulmi erdhi pas një periudhe konflikti brenda Bolshoit, një ndër kompanitë e baletit më prestigjoze të Rusisë.

Shikimi i zotit Filin u dëmtua kur një person i maskuar i hodhi atij acid sulfurik në fytyrë. Ai la spitalin e Moskës muajin e kaluar për t’u mjekuar në Gjermani.

Agjencia ruse e lajmeve “LifeNews” citon një burim anonim që thotë se i dyshuari është një burrë që është prangosur në orët e para të së martës në një qytet jashtë kryeqytetit rus.

Por, sipas të njëjtit burim, ai nuk ka lidhje me sulmin ndaj drejtorit të Bolshoit. Gjithësesi, kontrolle po kryhen në shtëpinë e të dyshuarit dhe në adresa të tjera të lidhura me të.

Zoti Filin, 42 vjeç, mori dëmtime serioze nga sulmi, që ndodhi në mes të rrugës teksa ai po kthehej në shtëpinë e tij në Moskë në orët e vona të mbrëmjes.

Rezultoi se agresori e thirri drejtorin artistik me emër dhe kur ai u kthye i hodhi acidin në fytyrë dhe u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja u kap nga një kamera sigurie. Filin deklaroi më vonë se e dinte me siguri kush fshihej prapa sulmit, por tha se për këtë do të prononcohej vetëm pas hetimeve të policisë.

Ai argumentoi se sulmi kishte si qëllim largimin e tij nga posti i drejtorit artistik, duke shtuar se prej kohësh kishte marrë kërcënime me jetë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›