E Diel, 1 Nëntor 2026

ldquoDajtirdquo 5 muaj pezullim ish-avokatit

Komiteti i disiplinës i pezulloi për pesë muaj të drejtën e licencës së avokatit, ish-mbrojtësit të Dritan Dajtit, Hasaf Haderaj, me një vendim që u shpall me dyer të mbyllura, ndërkohë që arsyetimi i këtij mini procesi gjyqësor të kominitetit të avokatëve do të zbardhet në ditët në vijim.

Megjithatë, jozyrtarisht bëhet e ditur se pezullimi i licencës për avokatin është justifikuar nga nëntë anëtarët e këtij komiteti, me faktin se avokati Haderaj la pa mbrojtje Dritan Dajtin, duke u bërë shkaku i ngërçit gjyqësor që po vijon ende. Por, i kontaktuar nga Top Channel, avokati Hasaf Haderaj e ka konsideruar këtë proces ndaj tij, si një vendim për të nxjerrë një fajtor dhe një kokë turku. Haderaj theksoi se ky vendim është i pabazuar në prova dhe në ligj pasi, sipas avokatit, çdo veprim, që ka ndërmarrë për mbrojtjen e Dritan Dajtit, është në përputhje me ligjet dhe se dorëheqja nga mbrojtja është bërë në dijeni dhe me pohimin e vetë klientit Dajti. Sipas avokatit, ky vendim ka prapavijë politike pasi, sipas tij, më herët ai ka qenë avokat mbrojtës edhe i Haklajve të Tropojës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›