E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do të këndoja edhe Maqedonisht, arti s’njeh kufij”

Menjëherë pas marrjes së trofeut në ‘Voice of Albania’ duke u shpallur fituese e këtij formati muzikor, intervistat për Venera Lumanin kanë nisur intenzivisht.

Të gjithë duan të dinë se si ishte rrugëtimi i saj në këtë garë, e mbi të gjithë emocionet e fitores.

Në një intervistë për ‘Top Chanel’, Venera është rrëfyer për këtë eksperiencë të bukur në ‘The Voice’ ku ka folur edhe për të ardhmen e saj si artiste.

Ndërkaq, e pyetur se a do të ishte e gatshme të këndonte në Maqedonisht, Venera nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.

“Arti nuk njeh limite gjuhësh, kufij apo të tjera si këto. Unë mund të këndoj në çdo gjuhë. Për shembull, përpara 2-3 javësh kam dëgjuar për herë të parë një këngë kineze dhe më bëri të qaja, pa kuptuar asnjë fjalë, por nëse depërton tek publiku arrin të krijosh këtë emocion”, ka thënë fituesja e edicionit të dytë të ‘The Voice’./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›