E Shtunë, 31 Tetor 2026

“E vogla” në rrugët e Tiranës

Me elemente të muzikës sonë popullore, “E vogla” e Aurel Thëllimit sjell tregimin më të ri të dashurisë ndaj një vajze lozonjare.

Pas suksesit në festivalin Kënga Magjike 2012 me “Ajo si ajo”, Thëllimi ka publikuar videoklipin e këngës së  orkestuar nga Adi Hila, prodhim i Super Sonic. “E vogla” është shkruar nga Matilda Tabaku nga Ferizaj, ndërsa videoklipi është realizuar në rruget e vjetra të Tiranës.

“Kjo këngë është bërë para pak kohësh për “Maratonën e këngës popullore”, dhe duke qenë se motivi i këngës është shumë aktual për kohën, menduam ta bëjmë videoklipin në një nga televizionet që shihet nga e gjithë diaspora shqiptare, në Evropë dhe Amerikë,” thotë Thëllimi për Indeksonline.

Ky zhanër i muzikës lëvrohet profesionalisht nga Thëllimi në ambiente ku performohet ‘’live’’ me orkestër. /Indeksonline/

https://

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›