“Edhe të famshmit janë përtac”

Këngëtarja, Nicole Scherzinger ka thënë se shumica e aktoreve që ajo i njeh janë përtace.
Këngëtarja, e cila është e njohur për figurën e saj të përsosur ka thënë se disa nga aktoret përtojnë të merren me veten dhe trupin e tyre.
"E dini se çfarë, ato me siguri se nuk ushtrojnë! Unë njoh shumë aktore dhe shumica nga to janë përtace",i ka thënë ajo revistës britanike ‘OK’!
Gjatë fundviti të kaluar, këngëtarja ka pranuar të flas për problemet që ka pasur me buliminë. Sipas saj, ka qenë i dashuri Lewis Hamilton ai i cili I ka ndihmuar ta tejkalojë këtë problem./Indeksonline/