E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gruaja” e Ritës, nis karrierën si këngëtare

Modelja e njohur, Cara Delegivne të cilën Rita Ora parapëlqen ta quaj si “gruan e saj”, ka edhe zyrtarisht nisur karrierën e saj si këngëtare ashtu siç ishte paralajmëruar.

Ajo është shfaqur duke kënduar një version të këngës 'The Sun Don’t Shine' Sonnentanz së bashku me Will Heard.

Pavarësisht se në këtë video ajo pjesën më të madhe të kohës nuk këndon edhe aq, kritikët e muzikës janë shprehur se ajo ka një zë të bukur dhe mundet që shume lehtë të arrijë sukses në karrierën e saj si këngëtare.

Drejt rrugës për tu bërë këngëtare, Caras po i ndihmon edhe mikja e saj Rita Ora dhe Jay Z nga llejbëlli i njohur ‘Roc Nation’./Indeksonline/
/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›