E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kërcënon” të dashurin e vajzës

Mark Wahlber ka bërë shaka se “do të ketë një problem të madh” kur vajza e tij në të ardhmen do të gjejë të dashur.

Aktori 42 vjeç- i cili ka vajzat Ella Rae, 9, Grace Margaret, 3, dhe dy djemtë, Michael Robert, 7, dhe Brendan Joseph, 4, me gruan Rhea Durham- mendon se roli i tij në “Transformers 4”, ku ai do të luajë rolin e një babai beqar do t`i ndihmojë shumë atij për t`u përgatitur kur Ella do të gjejë të dashur në të ardhmen.

Në filmin e ardhshëm aktorja që do të luaj rolin e vajzës së Markut është në lidhje me një vozitës garash dhe ai duhet që të pajtohet me të.

“Duhet t`ia besoj personin më të rëndësishëm në jetën time”, ka thënë Wahlberg.

“Dhe më duhet të sigurohem se ai do ta mbrojë vajzën time të vogël. Pra i dua elementet njerëzore që janë të paraqitura në film dhe më pëlqen lidhja e tyre”, ka shtuar ai.

“E di se në të ardhmen time të afërt vajza ime e vogël do të përfundojë duke gjetur të dashur dhe ky do të jetë një problem i madh për mua”, ka bërë shaka Wahlberg./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›