E Diel, 1 Nëntor 2026

“Klinika e vdekjes” ka vazhduar punën edhe pas mbylljes nga Ministria

Deri ditën e premte klinika “Heart”, në të cilën dyshohet se kanë gjetur vdekjen 20 persona, ka vazhduar punën. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin shëndetësor të premten pasdite kan kryer një operacion hetues në klinikë, por nuk kanë treguar për arsyet e kësaj “vizite”.

“Sapo u informuam se ky spital është ende nuk funksionuar”, ka thënë drejtori i krimeve ekonomike, Emin Beqiri, shkruan gazeta “Koha Ditore”.

Beqiri nuk ka dashur të komentojë, se si ky institucion ka vazhduar punën edhe përkundër faktit se nuk ka licenc, si dhe drejtuesit dhe punëtoret e këtij spitali janë nën hetime, por ka premtuar se do të marrin të gjitha masat ligjore lidhur me këte institucion.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë, pas një hulumtimi të gazetës kishte lëshuar një komunikatë për media në të cilën kishte thënë se e kanë revukuar licencën e spitalit me datë 26.11.2012, Kjo ministri nuk ka qenë në dijeni që spitali po e vazhdonte punën. /Koha Ditore/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›