E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lidhja e re e Taylor Swift do të ketë fund tragjikë”

Miqtë e këngëtares Taylor Swift kanë thënë se besojnë se romanca e saj me Harry Styes, “ka të shkruar fundin tragjik”
Këngëtarja amerikane është lidhur me yllin e One Direction pasi që u panë duke flirtuar me njëri tjetrin në prapaskenën e US TV, muajin e kaluar.

Dyshja janë parë në takime romantike në New York City dhe Harry e ka njoftuar atë me familjen e tij.
Por shokët e Taylor janë të bindur se lidhja e tyre do të dështoj.

“Taylor e quan atë të dashur, por ky është vetëm fillimi. Të gjitha storiet janë të njejta për Taylor, kanë të shkruar përfundimin tragjik”, tha një burim.

Deri më tani Taylor u ka dhënë fund disa lidhjeve me fytyra të njohura si këngëtarët John Mayer, Taylor Lautner, Jake Gyllenhaal, Joe Jonas dhe Conor Kennedy. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›