“Më fal Ferdinand, faleminderit Joe Hart”

Tifozi i cili e sumoj Rio Ferdinandin në derbin e Manchesterit, anglezi Mateu Scott është ende në duart e policisë angleze. Scott ka kërkuar falje publike për Rio Ferdinandin dhe ka falënderuar portierin Joe Hart për pengimin e dhunës së tij.
”Unë dua ti kërkoj falje publike Rio Ferdinandit për sulmin tim ndaj tij. Unë shpreh keqardhje për gjestin tim,dhe dua të i'u kërkoj falje edhe tifozëve të Manchester United. Dua të falënderoj Joe Hartin për pengesën që më ka bërë ndaj Ferdinand. Kam qenë dhe jam tërë jetën tifoz i Manchester Cityt por që në ato momente unë nuk arrita të përmbahem” deklaroi tifozi anglez./Indeksonline/