“Me të drejtë më largoi Fergusoni”

Ish sulmuesi legjendar i Manchester United, Rud Van Nistelroy është rikthyer në Manchester disa vite nga largimi tij nga skuadra e United.
Nistelroy ishte prezentë në zbulimin e statujës së Fergusonit, edhe pse flitej se ai kishte raporte jo të mira me të pas largimit të tij nga United në kohën kur ishte yll i skuadrës.
”Mendoj se Fergusoni kishte të drejtë për largimin tim nga United. Ai ishte duke ndërtuar një ekip të ri, dhe gjëja më e rëndësishme për të është skuadra. Unë kisha shënuar 150 gola për skuadrën, por kur ai bën planet e tij asgjë nuk është më e rëndësishme se skuadra. Unë jam mirënjohës për mundësinë që më ka dhënë mua duke më zhvilluar si lojtar. Është emocionuese rikthimi im këtu” deklaroi Niestelroy./Indeksonine/