E Diel, 1 Nëntor 2026

“Musica Nuda”mahnitinpublikun shqiptar në TKOB

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Në një atmosferë të mbushur me muzikë, humor dhe lirshmëri u zhvillua koncerti i grupit italian “Musica Nuda”, në Teatrin e Operës dhe Baletit. 

Grupi i veçantë i cili vetëm me një kontrabas dhe zërin e këngëtares Petra arrin të “zhveshë” muzikën në mënyrë të atillë që të përçojë për dëgjuesin thelbin e saj.

Ferruccio dhe Petra kanë performuar për disa orë këngë mjaft të njohura të muzikës italiane por edhe krijime të tyre.

Lirshmëria dhe aftësia për të bërë për vete sallën e mbushur plot  ishte ajo çka spikati gjatë gjithë performancës së tyre.

Ardhja  në Shqipëri e grupit të njohur italian “Musica Nuda”ka qenë në kujdesin e veçantë të Institutit Italian të Kulturës, për të nisur kështu kremtimet për festën e Republikës Italiane.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›