E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Muxhahedinët”, Teherani paralajmëron Shqipërinë

Irani nuk e ka pritur mirë sjelljen e rreth 14 anëtarëve të opozitës iraniane nga Iraku në drejtim të Shqipërisë

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars News”, citon anëtarin e Bordit Kryesues të Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed, i cili paralajmëron Tiranën zyrtare për pranimin e anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq.“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MKO, sepse këta njerëz janë të rrezikshme edhe për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit,” tha Hosseini.

Shqipëria ka pranuar të marrë në territorin e saj rreth 210 persona, nga të cilët 14 persona mbërritën para pak ditësh në Tiranë ku janë strehuar në qendrën e ngritur posaçërisht për ta në Babrru të Tiranë, për t’i integruar më pas në jetën shoqërore të vendit.

Edhe anëtarët e tjerë pritet të mbërrijnë në javët në vazhdim. Ardhja e tyre vjen pas marrëveshjes së bërë nga qeveria e shqiptare me qeverinë amerikane.

Organizata në fjalë është konsideruar terroriste nga Irani dhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, por që prej vitit 2010, ata janë hequr nga lista e organizatave terroriste si BE-ja ashtu edhe nga SHBA-ja./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›