E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Na ktheni në veri!”

Pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prokurorët kanë reaguar, duke i kërkuar Këshillit Prokurorial kthimin në zyrat që ndodhen në pjesën veriore në Mitrovicë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, ndërsa e ka përshkruar situatën në të cilën punojnë aktualisht prokurorët që ai i ka nën vartësi ka dalë me një kërkesë të tillë.

“Duke u bazuar në kushtet të vilat punojmë, vërehet një dozë e shprehur e nervozizmit të të gjithë të punësuarit. Kjo për arsye se në një zyrë me 20 metra katrorë funksionon shkrimorja e kësaj prokurorie dhe po kështu në po kaq hapësire punojnë në të njejtën kohë katër prokurorë me katër sekretaresha juridike dhe një bashkëpuntor profesional. Nuk do koment se nervozizmi i shkaktuar te të punësuarit e kësaj prokurorie vjen kryesisht për atë se të njëjtit, për shkak të kushteve, nuk mund të japin kontributin e dëshirueshëm në punën e tyre”, ka thënë Syla.

Sipas burimeve të Kosova sot., Këshilli prokuroria do ta mbështesë Prokurorinë Themelore në Mitrovice me shtimin e numrit të prokurorëve. Por kshimi në pjesën veriore duket ende i largët për shkakto kushteve aktuale dhe situatës në këtë pjesë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›