E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nëna ime dhe Beyonce kanë më së shumti ndikim në jetën time”

Rita Ora po vazhdon me intervista në medie të ndryshme pothuajse çdo ditë. Në një të fundit, ajo edhe njëherë ka përmendur lumturinë dhe suksesin që ajo ndjenë duke qenë pjesë e njërës nga produksionet më të mëdha botërore, “Roc Nation” e cila menagjohet nga Jay-Z. 

Ajo edhe njëherë tjetër nuk la pa përmendur ndikimin që ka pas bashkëshortja e bossit, Beyonce në karrierën e saj.

“Pas nënës time, Beyonce është gruaja e cila më ka inspiruar dhe ka pas më shumë ndikim në jetën dhe karrierën time. Ajo është thjesht një legjend dhe vet paraqitja e saj aty është shumë domethënëse për mua”, ka thënë Rita.

Ajo gjithashtu tregoi se tashmë është pothuajse gjithçka gati sa i përketë albumit të saj të dytë, i cili do të dalë në shitje gjatë këtij viti.

“Albumi i parë ‘ORA’ ishte më shumë eksperimental për mua. Tashmë e di se çfarë dua, dhe albumi i dytë do të jetë krejtësisht ndryshe”.

Rita në fund të këtij muaji do të nis turneun e saj i cili do të mbajë emrin “Radioactive”, ndërkohë që besohet se për rastin e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt, ajo do të mbajë një koncert në Prishtinë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›