“Peshqit e mëdhenj” i trembin gjyqtarët

Gjyqtarët kosovarë ndihen të pasigurt dhe të rrezikuar.
Korrupsioni i profilit të lartë, krimet e luftës dhe krimi i organizuar, janë lëndët ku gjyqtarët kosovarë sfidohen.
“Për ne kjo do të jetë e vështirë, pasi jemi të ekspozuar ndaj rrezikut, jo vetëm si persona, por edhe familjet do të jenë pjesë e këtij rreziku”, ka thënë një burim i gazetës Kosova Sot, që është pjesë e Gjyqsorit./Indeksonline/