E Shtunë, 31 Tetor 2026

ldquoRrebeshrdquo meteoresh ne Rusi

Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të një “rrebeshi meteorësh” që për disa minuta ndriçuan qiellin, panik tek vendasit dhe risollën në kujtesë skenat e filmit Armagedon.

Shkëmbinjtë e hapësirës, që nisën të digjeshin me të rënë në kontakt me atmosferën, përvec spektaklit të dhuruar për banorët vendas, shkaktuan qindra të lënduar dhe dëme materiale. Sipas dëshmive, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishin ndjerë lëkundje në një godinë 19-katëshe. Interfax raporton për më shumë se 350 persona të lënduar nga copëzat e xhamave të thyer.

Banorët e Cheliabinskut flasin për xhama dritaresh të thyer, alarme makinash të aktivizuara dhe lëkundje të lehta të banesave. Autoritetet ruse njoftuan se tarraca prej 600 metër/katrorë e një fabrike u rrëzua. Meteorët ranë rreth orës 09:20 me orën lokale. Përvec të lënduarve, dy prej të cilëve në gjendje serioze në spital, goditjet shkatërruan edhe rrjetin e telekomunikacionit.

Gjurmë të meteorëve të rënë mund të shihen në Yekaterinburg, qytezë rreth 200 kilometra në jug-lindje të Cheliabinskit.

“Një meteor shpërtheu mbi qiellin e rajonit të Cheliabinskut”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave për agjencinë e lajmeve Interfax, ndërkohë që një banor i zonës tha për Reuters se ishte dëgjuar një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesi të së premtes.

 

Ndërkohë shkencëtarët rusë dhe jo vetëm ata, kanë nisur punën për të përcaktuar nëse vala e meteorëve që goditi Rusinë ka lidhje me kalimin e asteroidit 2012 DA14 që pritet të udhëtojë në një distancë mjaft të afërt me Tokën gjatë ditës së sotme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›