ldquoSekuestrimirdquo mund te shtyje gjyqin e Ghaith

Shkurtimi i shpenzimeve qeveritare po kërcënon zhvillimin e një procesi gjyqësor kundër terrorizmit, për dhëndrrin e Osama bin Laden, ka deklaruar një gjykatë e New York.
Një gjyqtar tha se ishte “tronditëse”, fakti që disa gjyqtarë mund të mos jenë të gatshëm për këtë cështje, për shkak të pushimit të papaguar, të imponuar nga i ashtuquajturi “sekuestrimi”. Sulaiman abu Ghaith, mohoi muajin e kaluar akuzat, në New York, në lidhje me ndihmën e tij në komplotin e sulmeve të 11 shtatorit ndaj kullave binjake. Gjyqi i tij mund të shtyhet deri në vitin e ardhshëm. I pandehuri i prangosur dëgjoi procesin e së hënës, përmes një përkthyesi në arabisht, teksa zbuloi se rasti i tij mund të shtyhet, për shkak të shkurtimeve të buxhetit, të shkaktuar nga bllokada politike në Washington. Avokati i Abu Ghaith, Martin Cohen, tha për gjykatën e Manhattan-it, se do të ishte “tepër e vështirë” të ishte i gatshëm në datën e caktuar nga gjykata, në muajin shtator, ndaj dhe sugjeroi më mirë muajin janar. Cohen tha se të gjithë mbrojtësit e përcaktuar nga gjykata kishin të nevojshme të merrnin të paktën 6 javë të pushimit të papaguar, deri në vjeshtë, për shkak të shkurtimeve buxhetore prej 5,1% të bordeve federale, të njohur si “sekuestrimi”. Gjykatësi Lewis Kaplan tha se ishte “ekstremisht shqetësuese të mendosh mundësinë e shtyrjes së një gjyqi të tillë, për shkak të një reforme ‘sekuestrimi’.”