E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shpikësi” arrin në Berlinale

Filmi i metrazhit të shkurtër “Shpikësi”, me regji dhe skenar të Arbër Krasniqit ka nisur rrugëtimin e tij. Ky film tani ka hyr edhe në mesin e 100 filmave me të mirë qe do të shfaqen në “Berlinale Cloud Film”.

Konfirmimin se filmi do të jetë pjesë e këtij festivali e ka marr para dy dite regjisori dhe skenaristi Krasniqi.

Arbër Krasniqi ka treguar edhe për Indeksonline se filmi i tij do të jetë në mesin e 100 filmave qe do te shfaqen në Berlin. Krasniqi ka thëne se ky është një sukses për të dhe për kinematografin shqiptare, ngase është filmi i parë nga Kosova që do të shfaqet në këtë festival.

“Sot e kam marr njoftimin nga Berlini. Ata me treguan se filmi “Shpikësi” është pranuar dhe është në mesin e 100 filmave me të mirë. Kjo për mua është një sukses, por është sukses edhe për Kosovë”, ka treguar Krasniqi.

Filmi “Shpikësi” trajton pasojat e pasluftës. Ballafaqimin e banorëve të një fshati kufitarë me mina dhe mbetje eksplozive.

Filmi “Shpikësi” është bërë gjatë vitit 2012. Regjin dhe skenarin e tij e ka bërë Arbër Krasniqi. Kurse, në film luajnë aktoret: Ridvan Mjak, Basri Shala,Edona Sopaj, Shezade Krasniqi, Zyber Krasniqi dhe Ernest Veselica./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›