E Shtunë, 31 Tetor 2026

ldquoSnowdenrdquo SHBA akuza Rusise

Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se po ndihmojnë të akuzuarin për rrjedhjen e informacioneve sekrete, Edward Snowden duke vënë në shërbim të tij “platforma për propagandë” anti-amerikane.

Presidenti Obama telefonoi presidentin rus Vladimir Putin fill pas takimit të Snowden me një grup aktivistësh të të drejtave të njeriut në aeroportin e Moskës. Kërkesa për t’u takuar me grupe të tilla ishte bërë nga Snowden drejtuarn autoriteteve ruse. Detaje të bisedës telefonike mes presidentëve Obama dhe Putin nuk janë bërë publike, por Shtëpia e Bardhë konfirmoi se në qendër të tyre ka qenë çështja “Snowden”. “Të sigurosh platforma propagande për Snowden është kundër deklaratave të mëhershme të bëra nga autoritetet ruse për paanshmëri në këtë çështje. Bie ndesh gjithashtu edhe me zotimin e Moskës se nuk dëshiron që Snowden të dëmtojë akoma më tej interesat amerikane”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney. Rusia ka bërë të qartë se Snowden mund të qendrojë vetëm nëse ndal rrjedhjen e informacioneve sekrete amerikane. “Snowden mund të qendrojë në Rusi, por së pari duhet të ndalojë menjëherë aktivitetin e tij që dëmton interesat e partnerëve tanë amerikanë, që dëmton marrëdhëniet SHBA-Rusi”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Snowden akuzohet për publikimin e materialeve sekrete. Ai dyshohet se është autori i dorëzimit në mediat globale të një sërë dokumentesh, mes të cilave edhe të një raporti të detajuar lidhur me përgjimet e NSA-së, agjencisë amerikane të sigurisë së brendshme. Gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut ai aplikoi në më shumë se 20 vende për azil. Kërkesa iu pranua nga Venezuela, Bolivia dhe Nikaragua. Por ai nuk ka mundur të udhëtojë në asnjërin prej këtyre vendeve dhe ditën e premte njoftoi aplikimin për azil në Rusi. Kushti i autoriteteve ruse për dhënien e azilit është ndalimi i menjëhershëm i publikimit të materialeve sekrete që dëmtojnë “partnerët amerikanë” të Moskës. Një ligjvënës rus tha se kërkesa e Snowden ka mbërritur në zyrat e autoriteteve ruse. Ish-kontraktori i CIA-s udhëtoi nga Hong-Kongu drejt Moskës. Rruga e përshkuar prej tij ka ftohur edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kinës. Uashingtoni akuzoi Pekinin se dështoi në arrestimin dhe dërgimin e tij tek autoritetet amerikane. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›