E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të jesh seksi nuk është gjithçka”

Ajo është një nga femrat më seksi në botë ndërkaq momentalisht është në lidhje me, Ryan Gosling.
Epiteti i femrës më të bukur në botë për aktoren Eva Mendes nuk përbën edhe aq rëndësi. Duke folur për rolin e ri në filmin ‘The Place Beyond The Pines’ aktorja tregon se si e ka bërë veten të duket sa më të rëndomtë që është e mundur.

“U bëra si lloj femre Jersey Girl. Dukesha si fëlliqësirë. Shumicën e herëve kur ju shkoni në një audicion edhe nëse aty thuhet se roli nuk është për jë vajzë jo glaumoroze ju prapë bëni diçka.Por kësaj radhe, unë nuk vura aspak grim”, ka thënë Eva.

Eva, e cila në këtë film luan me të dashurin, Ryan duke folur për të bukurën ka thënë:

“Bukuria mund të jetë e mërzitshme në disa raste, posaçërisht kur ju jeni në lidhje me një mashkull i cili është i fokuar në pamjen e tij gjatë tërë kohës. Të qenurit seksi është vetëm njëra nga komponentet që unë posedoj”, ka thënë aktorja.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›