E Shtunë, 31 Tetor 2026

ldquoTimrdquo trofeu i Sassuolo-s Milan mposht Juve-n

Trofeu “Tim” është shoqëruar me një surprizë në edicionin e 13-të të tij. “Triangolarja” verore, që zakonisht është luajtur mes Juves, Interit e Milanit, këtë vit i shkon ekipit të sapongjitur në Serie A.

Skuadra e Di Francesco-s mposht 2-1 Milanit, në ndeshjen e tretë (45-minutëshe secila) falë “dopietës” së Masucci-t dhe grumbullon 4 pikë, kundrejt 3 të Juves dhe 2 të Milanit. Në bazë të rregullores së këtij trofeu simbolik, Sasuolo siguroi 3 pikë nga fitorja direkt me Milanin dhe 1 pikë pas humbjes nga goditjet e 11-metërshave ndaj Juves, që nga ana e saj grumbulloi 3 pikë në total, 2 nga fitorja me penallti ndaj Sasuolos dhe një nga humbja me penallti ndaj Milanit. Kuqezinjtë e Allegrit morën “medaljen e bronxtë” me 2 pikët e vetme të siguruara nga mposhtja e Juventusit. Ky turne sheh të aktivizohen shumë emra të rinj të skuadrave pjesëmarrëse, në një fazë përgatitore para fillimit të sezonit të rregullt të Serie A. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›