E Diel, 1 Nëntor 2026

“Unë vetëm po bëja një valle pule”

Policia angleze e ka arrestuar tifozin anglez i cili javën e kaluar e ka fyer në baza raciste sulmuesin belg Romero Lukaku. Liam Jones është emri i 21 vjeçarit që bëri me gjeste majmuni, gjersa Lukaku festonte golin e tij ndaj Sunderland.

Por tifozi anglez ka thënë se është i pafajshëm pasi që ai vetëm po vallëzonte si pulë.

”Unë vetëm po vallëzoja si një pulë. Është valle që e bëj shpesh unë. Unë jam i pafajshëm, nuk jam racist. Po të isha racist nuk do bëja tifo për Sunderlandin pasi që edhe ata kanë lojtarë me ngjyrë” deklaroi Jones.

Arsyetimet e tij nuk do të pijnë ujë te drejtësia angleze e cila pritet ta dënoj atë më burg./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›