E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘DokuFest’ publikon programin e filmave

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar,’DokuFest’ ka shpallur sot programin e filmave që do të shfaqen në 7 programe garuese. Festivali do të hapet më 17 gusht me shfaqjen e filmit të shquar ‘Stories We Tell’ nga Sarah Polley në kinemanë Lumbardhi. 

Hapja e festivalit poashtu do të shënohet me shfaqjen e filmave në kinematë e tjera, përfshirë shfaqjen e filmit nga Gara e Filmave për Ambientin ‘Blackfish’ nga Gabriela Cowperthwaite dhe ‘The Human Cargo’ nga Daniele Vicari nga Gara e Filmave për të Drejtat e Njeriut, mes tjerash.

Shumica e regjisorëve nga Gara e Filmave nga Ballkani dhe Gara Nacionale do të jenë prezent, e poashtu edhe regjisorët dhe producentët nga Gara e Filmave të Shkurtër. Në total më se 100 filmëbërës do të jenëprezent në edicionin e sivjetmë të festivalit ‘DokuFest’./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›