mbelsira komuniste

Mitro Cela - Në vitin 1991, Vaslav Havel, President i Republikës Çeke, mbajti një fjalim në Kopenhagë:
“...Do të ishte absurde që një burrë shteti të mungojë në mbledhje, për shkak të trafikut. Për këtë arsye unë kam një veturë dhe një shofer. Nëse do të kaloja kohën për të përgatitur darkën, do të tingëllonte si diçka qesharake. Për këtë arsye, në shtëpi kam kuzhinier dhe kamerier... Morali: Unë jetoj në një jetë të mbushur me privilegje dhe rigjendem i futur në botën e “kremit të ëmbëlsirës komuniste”, të cilën nuk kam reshtur së kritikuari gjatë gjithë jetës sime... E gjithë puna është a e dimë dhe a jemi në gjendje ta dimë, se ku përfundojnë sakrificat për të mirën e vendit dhe ku fillojnë privilegjet, duke abuzuar me emrin e interesave të vendit?”
Duke bluar në mendje “kremin e ëmbëlsirës komuniste”, mora rrugën drejt “Top Channel”. Para Ministrisë së Integrimit ishte bllokuar rruga! Policë me tabela në duar. Civilë me celularë te veshi. Po kalonte Kryeministri?! Skena të tilla kam parë edhe kur kalon Presidenti. Edhe kur kalonte Rama. Makina me targa zyrtare shkelin rregullat e qarkullimit. Polici jo rrallë bën sehir?!
Por le të ndjekim disa çudira. Janë të larta interesat bankare për popullin kur kërkon të marrë kredi për shtëpi. Përjashtim bën populli kur është ministër, deputet a nëpunës i lartë. Ata marrin kredi me interesa minimale për shtëpi! Qeveria e dalë nga populli, gatoi ligjin që burrat shqiptarë të dalin në pension 65 vjeç. Gratë 60. Ministrat e deputetët 55 vjeç?! Kur ka shumë qytetarë të pastrehë, shumë deputetë, ministra e ish-politikanë, kanë nga 250-300 metra katrorë apartament banimi në Tiranë. Madje edhe dy. Pa folur për vilat në Durrës, Vlorë, Pogradec e larg qoftë në Greqi, Austri. Spanjë a Amerikë?! Ligji u jep të drejtë nëpunësve të lartë, të jenë në dy borde shpk-ësh, ku marrin si honorare mujore sa katër pensione katundi! Parlamenti shqiptar radhitet i pari në Europë për numrin e deputetëve miliarderë. Ka ministra që e nisin punën me pasuri normale dhe largohen nga kolltuku me pasuri përrallore. Më tipik, rasti i Dritan Priftit.
Për të mirën e popullit në pushtet, shteti “mba në këmbë” edhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Në vartësi të saj janë disa ambiente në Tiranë, në Pogradec, në Vlorë. Në Durrës mbahet i rrethuar me tela dhe ushtarë një pjesë e ish-bllokut komunist! Por udhëheqësit tanë, rrallë e më rrallë shkojnë në vilat e shtetit. Parapëlqejnë hotelet private, sidomos ato jashtë kufijve të Shqipërisë! Rrofshin biznesmenët që sponsorizojnë, sidomos ata që janë punësuar në shtet. Timonin e bizneseve e mbajnë gratë ose i lënë nën kujdestarinë e miqve dhe shokëve?! Sa janë këto biznese? Kurrë nuk mund ta marrim vesh, përderisa këto pasuri i mbron edhe vetë ligji i deklarimit të pasurive. Nuk them ndonjë zbulim të ri. Këtë fakt e deklaroi vetë zoti Llalla, kryetari i Agjencisë së Deklarimit të Pasurive.
Pushteti ka shumë fytyra. Mbi të gjitha ofron mirëqenie me kosto të ulët. Njeriu me pushtet humbet nocionin e stinëve: rroftë kondicioneri! Nuk dinë se si janë katandisur disa shkolla në zona malore: fëmijët e tyre marrin kulturë në Athinë, Londër, Paris, Amerikë. Nuk i ndiejnë gropat në rrugët e Vlorës a Rrogozhinës: udhëtojnë në makina luksi. Nuk u bën përshtypje ndotja e plazheve në Divjakë, Seman, Velipojë: ata pushojnë në hotele me pesë cepa! Pushtetarët me status nuk paguajnë taksa kur kapërcejnë kufijtë; nuk paguajnë doganë kur importojnë makina. Shumë individë në pushtet nuk e kontrollojnë dot veten. Janë produkt i shëmtuar i funksionit. Ata i mbron ligji i cunguar i deklarimit të pasurive dhe... Maliqi?!
Gazeta ‘Shqip’