Mjekėsia e ēantės sė zezė
Nga seria "Letra tim biri")
Sigurisht, qė ke dėgjuar pėr doktorėt e vjetėr, tė cilėt mbanin me vete, kudo qė shkonin, njė ēantė tė zezė mjekėsore. Ata fusnin atje gjithēka qė u duhej pėr diagnostikimin e tė sėmurėve. Ajo ishte ēanta e zezė mjekėsore e doktorit.
Tani, atė ēantė, askush, nuk e do! Madje, shumica e mjekėve tė sotėm, nuk e dinė se ajo ka ekzistuar! Por, ishte njė kohė, kur ajo ishte shoqėruesja e pėrhershme e doktorit, njė shėrbyese e pandarė, mike dhe aleate e tij.
Ai e merrte me vete kudo, nė zyrėn ku bėnte vizitat, nė spital, nė shtėpinė e pacientėve, madje, edhe kur ulej diku pėr tė pirė ndonjė kafe. Ajo ishte ēanta e veglave tė doktorit, e veglave, qė janė tė domosdoshme pėr artin e diagnozės fizike.
Nė ditėt e mjekėsisė sė "ēantės sė zezė", diagnoza fizike, ajo qė bėnin mjekėt me shqisat e tyre, ishte art i vėrtetė. Ai nuk i ngjante, aspak, ritualit tė sotėm mekanik. Tani, atė ēantė, mjekėt e kanė hedhur nė njė qoshe tė errėt tė njė dollapi plot pluhur.
E kanė hedhur me tė gjitha testet diagnostikuese, qė ata i quajnė "tė dala jashtė mode". Doktorėt e rinj, pėrpiqen t'i marrin tė gjitha, ē'ishin brenda ēantės sė zezė, nė xhepat e vegjėl tė bluzės sė tyre tė bardhė.
Pėr fatin e keq tė tė sėmurėve tė sotėm, instrumentet kryesore qė mbante ajo, tani janė lėnė prapa listės.
E pėrfytyron dot ē'kishte ajo ēantė brenda? Stetoskopin, aparatin pėr tė matur tensionin arterial, njė elektrik dore, otoskopin, oftalmoskopin, ēekiēin e perkusionit, disa diapazonė, njė metėr role, njė llupė zmadhuese, njė kalibėr pėr tė lexuar EKG-nė, njė tabelė Snelleni tė vogėl, pėr tė pėrcaktuar mprehtėsinė e pamjes, njė lente tė kuqe, doreza, lubrifikant, lama pėr hemokult, njė zhvillues dhe nuk harronte kurrė, tė kishte edhe disa karamele pėr ndonjė fėmijė tė sėmurė.
A ka xhep qė tė krahasohet me atė ?.
Si rezultat i flakjes sė ēantės sė zezė, ekzaminimi i mjekut ėshtė reduktuar shumė. Ėshtė bėrė mekanik. Njė pseudoperformancė pa kuptim, e me pak vlera klinike.
Sot, mjekėsia e ēantės sė zezė, ėshtė shndėrruar nė njė art tė humbur. Ajo ėshtė dėnuar tė qėndrojė nė njė dollap tė errėt, ose nė njė vend ku nė botėn e zhvilluar, njerėzit mbajnė vjetėrsirat.
Teknologjia e ka zėvendėsuar atė dhe ekspertizėn qė ajo pėrfaqėsonte, tamam, ashtu sikundėr testet e shumta moderne qė i bėhen tė sėmurit sot, kanė zėvendėsuar kujdesin e doktorit pėr tė. Doktorėt janė kthyer nė interpretues tė testeve.
Por, artefaktet lulėzojnė bashkė me teknologjinė dhe ato fshehin tė vėrtetėn. Kėto artefakte janė autostradat qė i ēojnė, jo rrallė, tė sėmurėt drejt varrit.
Ja pse pacienti dhe jo fleta me analizat e tij, duhet tė jenė gjithnjė, objekt i gjykimit final tė mjekut. Afrimi i thjeshtė me tė sėmurin, e bėn mjekun tė jetė mendjehapur, i pandikuar nga opinionet e tė tjerėve, ose nga pėrgjigjet e gabuara tė laboratorit.
Doktori, qoftė edhe ai i sotmi, duhet tė ketė menēurinė, forcėn dhe kurajėn qė tė vėrė nė dyshim rezultatet e testeve dhe tė analizave, veēanėrisht, kur kėto rezultate janė tė paqėndrueshme dhe tė papajtueshme me kushtet klinike aktuale tė pacientit.
Nė ditėt e lavdishme tė mjekėsisė sė ēantės sė zezė, kartela mbushej te shtrati i tė sėmurit, jo nė dhomėn e mjekut, as tek dhoma e kompjuterėve dhe e infermierėve. Kjo bėnte tė rritej niveli i kujdesit personal, direkt nga mjeku.
Sot, shqisat e doktorit janė mpirė nga echokardiogramat, Ro-gramat e gjoksit, EKG-tė, nga skanerėt dhe rezonancat magnetike, qė i kryejnė tė tjerė dhe doktori i lexon dhe merr vendime, larg nga shtrati i tė sėmuri.
Por, mjerisht, bashkė me shqisat janė mpirė edhe ndjenjat e tij pėr tė sėmurin. Teknologjia e ka ndarė mjekun nga i sėmuri i tij. Tė dhėnat fizike klasike, shenjat "kardinale" tė sėmundjes, siē i quanin mjekėt aso kohe janė injoruar, ose mbeten tė pazbuluara.
Kush i ka mė nė mend murmurimėn e Gallupit, fėrkimet perikardiale, ralet e njoma, pėrqindjen Velcro, mpirjen, hyper-rezonancėn dhe njė miriadė tė tėrė tė tė dhėnave fizike, tė cilat kanė mbetur tė mbyllura brenda ēantės sė zezė, qė ka humbur.
Mjeku i ri ėshtė shumė i nxituar, ai nuk ka kohė tė presė tė shfaqen kėto shenja "kardinale" tek i sėmuri. Ai ėshtė shumė i stresuar, qė tė arrijė tė kuptojė, ose tė vlerėsojė rėndėsinė e shenjave fizike.
Historia e hollėsishme e pacientit ishte me shumė rėndėsi, pėr mjekėsinė e ēantės sė zezė. Tradita e mjekėsisė sė ēantės sė zezė funksiononte sipas parimit: Pacienti, zakonisht, ia thotė vetė doktorit diagnozėn e tij, po qe se ai e dėgjon mjaftueshėm dhe me kujdes.
-"Njė diagnozė e arsyeshme, zakonisht, arrihet vetėm nga historia qė tregon i sėmuri pėr sėmundjen e tij."
-"Duhet tė dini tė bėni pyetjet e duhura, tė vini nė shėnjestėr simptomat kyēe dhe tė skarconi informacionin qė nuk ka lidhje me sėmundjen dhe mjegullon tė vėrtetėn".
Kėto fjalė i mbaj mend tė pėrsėritura mijėra herė nga mjekėt e ēantės sė zezė, gjatė kohės qė unė hidhja hapat e para nė botėn e mjekėsisė.
Pėr fat tė keq, mjekėsia e sotme akademike, nuk e kėrkon me forcėn qė e kėrkonte mjekėsia e ēantės sė zezė, shkathtėsimin e mjekėve tė rinj, pėr tė mbledhur me kujdes dhe nė mėnyrė adekuate historitė mjekėsore tė pacientėve. Ajo nuk i ndihmon ata, qė me shumė takt tė futen nė tė fshehtat e thella tė jetės dhe tė psikikės tė tė sėmurėve tė tyre.
Si pasojė e kėsaj, mjeku i sotėm nuk insiston tė dėgjojė njė tė sėmurė, qė "nuk di tė tregojė", "qė ėshtė injorant", "qė ėshtė i pakulturuar", "qė ėshtė i pistė" e tė tjera. Ata e kanė tė vėshtirė t'i kapėrcejnė barrierat kulturore qė i ndajnė nga pacientėt e tyre.
Po tė zbatoheshin parimet e mjekėsisė sė ēantės sė zezė, raportet midis doktorit dhe pacientit do tė ishin shumė mė tė mira.
Por sot, komunikimin midis tyre e pengojnė shumė pajisje dhe aparate mjekėsore prej metali tė ftohtė. Shumė herė i sėmuri nuk e sheh, nuk e ndjen dhe nuk e njeh doktorin. Ndėrkohė qė doktori e shikon tė sėmurin nė ekranin e ftohtė tė kompjuterit, shumė larg nga i sėmuri.
Mungesa e kontaktit me anė tė prekjes, tė shikimit, tė dėgjimit, bėn qė midis tė dyve tė mos kėmbehen mesazhet e ngrohta tė dashurisė, tė pėrkushtimit, tė simpatisė dhe tė humanizmit. Pra, mungon shkėmbimi i atyre mesazheve, qė pėrbėjnė atė qė ėshtė ēelėsi i suksesit nė procesin e mjekimit - njerėzoren.
Kur komunikimi i ngrohtė i pacientit me doktorin e tij nuk ekziston, ose ėshtė i keq, kjo e ēon punėn deri nė marrėdhėnie armiqėsie midis tyre. Sa raste ka qė doktorėt janė paditur nė gjyq nga pacientėt dhe sa herė tė tjera doktorėt ankohen pėr sjelljet e tė sėmurėve tė tyre. Nė mjekėsinė e ēantės sė zezė, doktori, gėzonte respektin e pakufishėm tė pacientit.
Unė nuk mbaj mend tė ketė ndodhur, qė doktori tė kėrcėnohej dhe tė sulmohej nga i sėmuri i tij. Nuk ka ndodhur qė doktorėt e ēantės sė zezė tė kėrkonin bodyguardė, pėr t'u mbrojtur nga tė sėmurėt e tyre, tė cilėve u shėrbenin me pėrkushtim.
Njė arsye tjetėr, pse krijohen marrėdhėnie konfliktuale midis doktorėve dhe pacientėve, veē atyre qė tė thashė mė sipėr, ėshtė edhe ajo qė ka tė bėjė me edukimin e studentėve nė shkollėn mjekėsore dhe me modelin qė ata duhet tė imitojnė kur tė dalin nė profesion.
Studentėt nuk mėsojnė pėr atė, qė mjekėt e ēantės sė zezė i jepnin shumė rėndėsi dhe qė akoma vazhdon tė quhet "Inhibicioni social normal". Ky frenim social, ėshtė i domosdoshėm. Ai i ruan mjekėt nga ndėrhyrjet e tyre brutale nė "hapėsirėn" e njė personi tjetėr, siē ėshtė i sėmuri. Askush nuk ndjehet mirė kur i preket "hapėsira" e tij private.
Kėtu duhet takt dhe shumė kujdes, ndryshe, marrėdhėnia mjek-pacient tronditet seriozisht. Nė kėtė drejtim ka shumė pėr tė mėsuar nga mjekėt e ēantės sė zezė. Ata, ishin mjeshtėr tė sjelljes me tė sėmurėt, sepse ata e respektonin shumė tė sėmurin e tyre.
Shumė shpesh, nė bisedat dhe diskutimet e tyre pėrsėriteshin shprehjet latine: "primum non nocere est" (e para ėshtė tė mos bėsh dėm), ose "medicus curant, natura sanat" (Mjeku kuron, natyra shėron), ose " Si juvatur natyra laudatur, si non juvatur medicus acusatur"(po qe se shėrohet, natyra lavdėrohet, kur nuk shėrohet mjeku akuzohet).
Kėto shprehje kaq kuptimplote dhe me vlerė absolute edhe pėr mjekėsinė moderne, thuajse janė harruar nė mjekėsinė tonė. Ato nuk i dėgjon mė, nė pavijonet e spitaleve, ku mjekėt mė tė vjetėr duhet t'ua pėrsėritin, pa pushim, mė tė rinjve.
Tė ndėrhysh nė zakonet dhe veset intime personale tė tė sėmurėve, siē janė alkooli, drogat, seksi e tė tjera, do tė thotė tė prekėsh hapėsirėn e tyre. Kjo ndėrhyrje ėshtė edhe mė e rėndė kur bėhet pa takt dhe pa kujdesin e duhur, veēanėrisht, kur bėhet nga mjekė qė nuk e kanė fituar besimin e tė sėmurit. Mjekėt, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė abuzojnė me tė drejtėn qė u jep profesioni.
Kush tjetėr veē mjekėve, ka tė drejtėn tė bisedojė nga pozita paternaliste me persona tė rritur, madje, mė tė moshuar se ata vetė? Kush tjetėr veē mjekėve jep urdhra qė i sėmuri, ose e sėmura tė zhvishet, tė vihet nė pozicione groteske, ose tė bezdisura pėr ta?!
Te kush tjetėr, veē te mjeku, i sėmuri zbulon ēdo vend privat tė trupit tė tij dhe e lejon doktorin ta prekė, ta pėrkėdhelė dhe ta shtypė pa shqetėsim, kudo nė trupin e tij ose tė saj?! Mjeku, kurrsesi, nuk duhet tė abuzojė me bindjen e vullnetshme tė tė sėmurėve, qė e lejojnė atė t'u shkaktojė dhimbje dhe tė prekė ku dhe si tė dojė mbi trupin e tyre.
Kėto shprehi tė domosdoshme, qė i duhen njė mjeku pėr tė funksionuar mirė, nuk arrihen dot nė mėnyrė intelektuale, as duke studiuar librat e shkollės mjekėsore, as edhe pse formalisht bėn "betimin e Hipokratit" kur merr diplomėn. Ato duhet t'i kesh pranuar nė mėnyrė thellėsisht emocionale dhe t'i zbatosh nė praktikėn mjekėsore nė mėnyrė tė pasforcuar. Pra, tė jenė bėrė reflekse jetėsore tė doktorit.
Njė shembull i madh nė kėtė drejtim, ėshtė trashėgimia kulturore e mjekėsisė shqiptare tė ēantės sė zezė. Ata nuk abuzonin dhe i ruanin sekretet e jetės e tė sėmundjeve tė tė sėmurėve tė tyre, nė mėnyrėn mė perfekte. Kjo ishte arsyeja pse ata gėzonin respektin e pakufishėm tė tė sėmurėve, tė familjarėve tė tyre dhe tė tė gjithė shoqėrisė.
Si mund tė ndodhė qė njė person qė tė ka dhėnė lejen ta shposh e ta presėsh; qė tė ka besuar t'ia marrėsh jetėn e tij nė duart e tua; qė pa e pyetur atė, t'ia shtypėsh gjoksin deri sa t'i thyesh brinjėt; qė tė ka dhėnė lejen tė vendosėsh ty pėr tė ndėrmarrė veprime drastike, shpesh, pa e pyetur atė fare; qė tė ka dhėnė ty tė drejtėn tė vendosėsh nė duhet ta vazhdosh reaminimin, apo ta ndėrpresėsh atė dhe ai tė vdesė; si dhe mijėra veprime tė tjera si kėto, tė sillet me doktorin kaq keq?!
Ta shajė, ta godasė deri dhe ta vrasė?! Kėtu nuk ka asnjė dyshim, qė marrėveshja e heshtur, mbi tė cilėn duhet tė bashkėpunojė doktori me tė sėmurin, diku ėshtė prishur.
Jeta e sotme plot stres, i ka tjetėrsuar doktorėt. I ka bėrė ata tė ndjehen tė huaj pėr tė sėmurėt e tyre. Nė shikim tė parė, kjo duket si njė shoqėruese e pashmangshme dhe fatkeqe nė shėrbimin mjekėsor.
Dhe pėr kėtė, ka shkaqe tė forta tė brendshme. Nuk ėshtė vetėm stresi, por ka edhe faktorė tė tjerė qė e bėjnė mjekun ta ndjejė pacientin si shkak tė shqetėsimit tė tij, nė tė njėjtėn kohė edhe si burim pėr pasurimin e tij. Midis kėtyre shkaqeve mund tė pėrmendim, lodhjen, pagjumėsinė, rrogat e vogla tė mjekėve dhe tė tjera.
Kjo "pakėnaqėsi" e mjekut ndaj pacientit, bėn qė kėta tė dy, nė vend qė tė bashkėpunojnė, tė shkėputen prej njėri-tjetrit. Dhe kjo shkėputje e tė dyve, nuk ėshtė vetėm objektive, por ėshtė edhe shumė e dėmshme. Nė njė farė mase, ajo e bėn tė sėmurin sikur tė jetė njė "armik" pėr doktorin.
Njė faktor tjetėr qė ndikon negativisht nė raportet mjek-pacient, ėshtė vlerėsimi qė i bėn shoqėria marrėdhėnieve doktor-pacient. Nė njė shoqėri si kjo e jona, ku korrupsioni ka hyrė nė ēdo qelizė, kuptohet, qė edhe mjekėsia ėshtė prekur thellėsisht nga kjo murtajė dhe marrėdhėniet mjek-pacient janė bėrė korruptive.
Tė gjithė, doktorėt, pacientėt dhe stafi i spitalit, mendojmė se doktorėt janė doktorė dhe mund t'u lejohet tė bėjnė ēfarė tė duan. Kjo ėshtė pasojė e procesit ngurtėsues tė edukimit mjekėsor dhe nė tė njėjtėn kohė, i asaj se ēfarė gjejnė mjekėt e rinj sot nėpėr ambientet e spitaleve tona.
Kėtė fuqi doktorėve ua kanė dhėnė tė gjithė ata qė e shohin punėn e mjekėve, ashtu siē ajo ėshtė nė tė vėrtetė, e dhimbshme, stresuese dhe shkatėrruese pėr jetėn e tyre.
Dhe kjo, jo pėr pak ditė e vite, por pėr tė gjithė jetėn. Ja pse opinioni, me tė drejtė, e quan tė justifikuar forcėn e shėnuar qė u ka dhėnė doktorėve, natyrisht, mbi gjithė profesionistėt e fushave tė tjera. Por me forcėn nuk duhet abuzuar.
Po abuzove me forcėn ke humbur respektin. Nuk mund tė fitojė respektin e njerėzve, ai qė mendon vetėm pėr veten.
Ėshtė ky abuzim me forcėn qė e ka prurė punėn deri atje, sa doktorėve u duhet tė kėrkojnė mbrojtje me policė e roje speciale. Qė atyre u duhet tė kryejnė kurse trajnimi pėr mėnyrėn si t'i trajtojnė rreziqet e marrėdhėnieve tė kėqija me tė sėmurėt.
Madje, provimi i shtetit, qė parashikohet tė vendoset pėr mjekėt qė duan tė marrin licencėn, mund tė ketė pyetje lidhur me aftėsinė e mjekėve, pėr tė evituar padinė prej pacientėve nė organet e drejtėsisė.
Tradita e mjekėsisė sė ēantės sė zezė na mėson, se procesi i shėrimit nuk ėshtė vetėm shkencė. Mė shumė se shkencė ai ėshtė art. Ai ngjan mė shumė me pikturimin e njė pikture, ose me krijimin e njė pjese muzikore. Mjeku duhet tė derdhė zemrėn e tij brenda kėtij procesi.
Procesi i shėrimit ėshtė shumė i vėshtirė tė arrihet, po nuk pati mirėsinė brenda tij. Tė sėmurėt duan tė ndjejnė se doktori dėshiron me gjithė zemėr t'i ndihmojė ata, jo vetėm qė tė bėjė detyrėn dhe t'u marrė paratė, por, para sė gjithash, ata duan tė kuptojnė se ai dėshiron qė ata tė pėrmirėsohen e tė shėrohen.
Ata duan tė ndjejnė se doktori ėshtė i interesuar pėr pėrmirėsimin e tyre dhe se i vjen shumė keq kur kjo nuk arrihet. Mjekimi pėr disa ėshtė i dhimbshėm, por pėr tė gjithė ai ėshtė i lodhshėm. Asgjė tjetėr, nuk mund tė zvogėlojė vėshtirėsitė, dhimbjen dhe lodhjen, sa e bėn kėtė mirėsia dhe dhembshuria e njė doktori tė ditur.
Ēdo mjek, si ēdo njeri, bėn gabime, por po qe se kėto gabime bėhen shpesh, qofshin edhe ato qė lidhen me marrėdhėniet e mirėsjelljes me tė sėmurėt, atėherė, ky mjek, ose do tė ndryshojė karakterin e tij, ose po nuk e bėn dot kėtė, ai, patjetėr, duhet tė ndėrrojė punėn.
Unė e kuptoj, qė nė artin e shėrimit, mjeku, ashtu si tė gjithė tė tjerėt, duhet tė marrė disa shpėrblime nga puna e tij:
Shpėrblimi i parė, qė merr mjeku ėshtė qė ai punon pa u ngutur. Ky ėshtė njė shpėrblim i domosdoshėm, sepse i jep doktorit mundėsinė tė ndjejė kėnaqėsinė e punės sė tij.
Shpėrblimi i dytė ėshtė, qė doktori me punėn qė bėn, ndjen se i pėrdor mendjen dhe energjitė e tij pėr njė ēėshtje shumė tė vlefshme, mbase, mė tė vlefshmen nga tė gjitha ēėshtjet e tjera, ruajtjen e jetės.
Shpėrblimi i tretė qė merr mjeku ėshtė lumturia qė ai ndjen, ngaqė me punėn e tij po arrin diēka shumė tė rėndėsishme.
Tė gjitha shpėrblimet e tjera, pėrfshi kėtu edhe paratė qė fiton nga tė sėmurėt, unė do t'i radhisja pas kėtyre tre kryesoreve.
Sipas mjekėsisė sė ēantės sė zezė, mjeku duhet tė ketė disa cilėsi:
-Cilėsia mė e domosdoshme nga tė gjitha, ėshtė qė ai duhet ta njohė mirė specialitetin ku punon.
Arti i shėrimit ėshtė i pandarė nga mėsimi. Ēdo mjek i mirė duhet tė mėsojė gjithnjė e mė shumė pėr subjektin e tij, ēdo vit, ēdo muaj, ēdo javė, ēdo ditė (po qe se ėshtė e mundur).
-Ai duhet tė ketė shumė vetėbesim dhe tė jetė i interesuar pėr shėrimin e tė sėmurit tė tij.
- Ai duhet ta dashurojė profesionin e tij. Nuk ka dyshim, se ēdo mjek ka gjėra qė nuk i pėlqejnė nė specialitetin e tij, por tė mos i pėlqejė i gjithė subjekti, kjo do tė thotė qė tė jetė vazhdimisht nė dhimbje, ose i mpirė nga narkoza.
- Ai duhet t'i dojė tė sėmurėt e tij. Ata kėrkojnė prej tij qė t'u shpėtojė jetėn. Kjo nuk bėhet pa dashuri. Sa mė shumė dashuri tė ketė doktori pėr tė sėmurėt e tij, aq mė shumė rezultate tė mira do tė arrijė.
- Ai duhet t'i njohė tė gjithė pacientėt me emėr dhe me fytyrė. Kjo ėshtė domosdoshmėri pėr njė mjek. Ēdo i sėmurė ėshtė njė njeri real, njė individualitet. Po qe se dėshiron tė influencosh tek ata nė ēfarėdo drejtimi, ti duhet t'i kesh bindur ata se i njeh si individė.
- Ai duhet tė jetė me vullnet dhe tė jetė i determinuar. Ēdo mjek ndeshet me shumė lloj tė sėmurėsh. Ata prezantojnė vėshtirėsi nga mė tė ndryshmet, qė duhet tė kapėrcehen gjatė procesit tė shėrimit. Kėto vėshtirėsi, ēdo mjek i ka ndeshur dhe i njeh. Kėto vėshtirėsi nuk kapėrcehen dot pa vullnetin dhe determinimin e mjekut.
Sot, mjekėt e rinj janė tė detyruar t'i bashkohen njė profesioni qė ėshtė, vėrtet, nė krizė. Nė njė krizė, ku luftėn pėr pakėsimin e rasteve tė malpraktikės mjekėsore, e ka marrė lumi.
Ku kujdesin impersonal e gjenerik pėr pacientin, e kontrollojnė "menagerėt", nė vend tė doktorėve. Ku kostoja e barnave ėshtė bėrė astronomike. Ku nuk funksionon mirė sistemi i inshurancave mjekėsore. Ku studimet kryhen nė njė shkollė mjekėsore me plot boshllėqe.
Shkaku mė i madh i kėsaj krize ėshtė dėshtimi i vetė profesionit tė mjekut. Publiku shqiptar, i ka dhėnė profesionit tonė njė notė pakaluese. Sistemi ynė i edukimit duhet tė korrigjojė mangėsitė e tij tė dukshme.
Ai duhet tė krijojė ndihmės dhe shėrues tė tė sėmurėve, nė vend qė tė klonojė njė gjeneratė arrogante mjeshtrish tė testeve insensitive, qė e shohin pacientin, vetėm, si njė enė qė mban sėmundjen. Ėshtė koha pėr ndryshim. Euforia dhe pranimi i status quo-sė ėshtė e pafalshme.
Doktorėt e rinj, duhet tė jenė instrumente tė kėtij ndryshimi. Ata duhet tė jenė udhėheqės tė sė ardhmes. Ata nuk duhet tė pranojnė gjendjen ekzistuese dhe mangėsitė qė ka profesioni i mjekut. Ata duhet tė inspirojnė ndryshimin dhe tė krijojnė njė front tė ri, nė mbrojtje tė pacientit.
Tė rritin pėrgjegjėsitė e tyre sociale dhe morale. Tė kėrkojnė drejtėsi nė botėn e biznesit mjekėsor dhe tė luftojnė kundėr lakmisė sė pandalshme pėr pasuri, si prej kompanive tė insurancave mjekėsore, prej kompanive farmaceutike, ashtu edhe prej vetes sė tyre.
Ata duhet tė jenė idealistė. Tė jenė aleatėt dhe zėri i tė sėmurėve tė tyre tė heshtur e tė dėshpėruar. Tė jenė ndihmėsit natyralė pėr tė moshuarit, pėr tė dobėtit dhe pėr tė varfrit. Pėr tė gjithė ata qė, vetėm mund tė qajnė me ulėrimė tė heshtur.
Ka ardhur koha qė profesioni ynė t'i rikthejė sytė te rrėnjėt e tij, tek mjekėt praktikė tė hershėm. Ata ishin baballarėt e tė mėsuarit te shtrati i tė sėmurit. Ata kurrė nuk e lanė ēantėn e tyre tė zezė tė zinte pluhur nė dollap.
Me veprėn e tyre, ata na mėsojnė kėtė tė vėrtetė tė madhe: "Tė praktikosh mjekėsinė ėshtė art, jo tregti; ėshtė mision, jo biznes. Ėshtė punė e nderuar, nė tė cilėn truri i doktorit duhet tė ushtrohet nė mėnyrė tė barabartė me zėmrėn e tij."
Me kėtė nuk dua tė them tė mos pėrdoren avantazhet e mjekėsisė moderne, siē janė skanerėt, rezonancat magnetike, laseri e shumė teste e shpikje tė tjera, por me kėtė dua tė them qė mjekėt e sotėm duhet tė inspirohen edhe nga e kaluara nobėl e mjekėsisė shqiptare.
Kjo do t'u shėrbejė atyre pėr tė pėrmirėsuar tė ardhmen e mjekėsisė shqiptare dhe marrėdhėniet e tyre me tė sėmurėt. Ata duhet tė rihapin dollapin e errėt dhe ta lejojė ēantėn e zezė mjekėsore tė shohė dritėn e njė dite tė re.

