Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Berisha-Milloshovski: Zbatimi i marrėveshjes sė Ohrit, faktor stabiliteti dhe paqeje pėr Maqedoninė

Kryeministri Berisha pret ministrin e Jashtėm tė Maqedonisė Antonio Miloshovski    Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot nė mesditė njė takim ministrin e Jashtėm tė Maqedonisė, z. Antonio Miloshovski. Berisha vlerėsoi vizitėn e ministrit Miloshovski si njė ngjarje e rėndėsishme e cila rikonfirmon marrėdhėniet shumė tė mira midis dy vendeve dhe qeverive dhe vullnetin  pėr tė forcuar dhe zgjeruar edhe mė tej  bashkėpunimin e gjithanshėm. Ministri i Jashtėm maqedonas, pasi e falėnderoi pėr pritjen e ngrohtė dhe i pėrcolli Kryeministrit Berisha pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta tė Kryeministrit Gruevski, e uroi Kryeministrin pėr fitoren e zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit dhe pėr mandatin e ri tė qeverisė “Berisha”. Ministri i Jashtėm Miloshovski vlerėsoi progresin e madh tė Shqipėrisė gjatė mandatit tė kaluar tė qeverisė Berisha, nė veēanti anėtarėsimin nė NATO, duke i shprehur edhe njėherė Kryeministrit Berisha vlerėsimet e vendit tė tij pėr kėtė arritje madhore tė vendit. Kryeministri Berisha e falėnderoi pėr urimet e ngrohta e miqėsore dhe i shprehu Ministrit maqedonas vlerėsimin e qeverisė shqiptare pėr progresin e Maqedonisė nė projektet pėr integrimin nė Bashkimin Europian dhe anėtarėsimin nė NATO, duke ritheksuar edhe njėherė mbėshtetjen e plotė tė Shqipėrisė pėr aspiratėn e vendit mik e fqinj, Maqedonisė, pėr anėtarėsim nė NATO. Mė tej, tė dy personalitetet diskutuan pėr thellimin e bashkėpunimit nė tė gjitha fushat, nė veēanti nė fushėn e infrastrukturave tė rėndėsishme pėr tė dy vendet. Nė kėtė kontekst, Kryeministri Berisha dhe Ministri i Jashtėm i Maqedonisė rikonfirmuan vullnetin e tė dy qeverive pėr pėrpjekje tė pėrbashkėta, edhe me partnerėt evropianė, pėr tė nxitur ecjen pėrpara tė projektit Korridori 8, pėr tė ndėrtuar linjėn e transmetimit dhe interkonjeksionit elektrik qė do tė lidhė tė dy vendet, pėr krijimin e pikave tė pėrbashkėta tė kontrollit tė kufijve dhe atij doganor, si dhe pėr pėrditėsimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare midis tė dy vendeve pėr ujėrat, ku, si pasojė e ndryshimeve klimaterike, edhe e ngrohjes globale, ėshtė kthyer nė domosdoshmėri rishikimi i protokolleve tė nėnshkruara mė parė midis tė dy vendeve.      Ministri i Jashtėm maqedonas vlerėsoi si shumė tė rėndėsishme punėn qė po bėn qeveria shqiptare pėr ndėrtimin e rrugės sė Arbrit, e cila shkurton distancėn mes Shkupit dhe Tiranės me 100 kilometra dhe e siguroi Kryeministrin Berisha se qeveria maqedonase po ndėrmerr masa pėr riparimin e rrugės Shkup- Dibėr e madhe, pėr tė mundėsuar nė tė ardhmen lehtėsimin e shkėmbimeve mes dy vendeve. Tė dy personalitetet rikonfirmuan qėndrimin e dy qeverive se zbatimi i plotė i Marrėveshjes sė Ohrit mbetet njė element i rėndėsishėm pėr thellimin e harmonisė, tolerancės dhe bashkėpunimit ndėrmjet komuniteteve nė Maqedoni dhe konsolidimin e mėtejshėm tė stabilitetit nė kėtė vend dhe nė rajon. Nė fund tė takimit, tė dy palėt rikonfirmuan dėshirėn pėr vazhdimin e thellimin e shkėmbimeve dhe kontakteve politike nė nivele mė tė larta, si element shumė i rėndėsishėm nė nxitjen dhe promovimin e zgjerimit dhe thellimit tė mėtejshėm tė bashkėpunimit midis dy vendeve, nė tė gjitha fushat....

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator