Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Njė institucion kujtese pėr tė mos lėnė tė rehabilitohet nomenklatura e enveristėve

Varri masiv i Dajtit mbetet njė akuzė e gjallė pėr paraardhėsit e Edvinit, tė cilėt refuzojnė tė tregojnė edhe vendet se ku i ekzekutuan kundėrshtarėt e diktaturės. Pinjollėt e sotėm tallen duke propaganduar se kėrkojnė shpėrblime pėr tė treguar stacionet e krimitJanė zbuluar ne periferi te Tiranes varret e 19 personave te pushkatuar, me gjase ne periudhen e komunizmit. Skeletet dolen ne drite ndersa nje burre kerkonte eshtrat e te atit. Varret ishin te gjithe ne nje lugine prane kodrave te Dajtit. Behet fjale per nje prej zonave te pabanuara te Linzes, ne rreze te malit te Dajtit, ku u nxoren ne drite brenda pak ditesh 18 skelete njerezish, qe mendohet se i perkasin te pushkatuarve gjate kohes se komunizmit. Kjo hipoteze vertetohet edhe nga njeriu qe i zbuloi keto eshtra, i cili per nje kohe te gjate studioi zonen dhe beri germime private ne kerkim te varrit te te atit, te pushkatuar ne vitin 1975. Eshtrat jane gjetur ne varre te shperndare ne nje siperfaqe mbi 100 metra katrore. Menyra e vendosjes se varreve verteton ne menyre hipotetike se, periudha e ekzekutimeve ka qene e shtrire ne kohe, pasi nuk ka nje varr te perbashket, por varre te ndara me nje apo dy skelete njerezish, ne afersi prej kater apo pese metra me njeri-tjetrin. Eshtrat nuk jane nxjerre nga varret prej eksperteve dhe ne menyre profesionale, por jane futur ne thase nga personi qe i ka zbuluar dhe me pas iu derguan morgut te Qendres Spitalore universitare "Nene Tereza", ku mesa duket do te jene aty per nje kohe te gjate. Kjo per shkak se, per ekzaminimin e eshtrave, mjekesia ligjore, pret nje vendim te prokurorise se Tiranes. Organi i akuzes se kryeqytetit, duhet te nise paraprakisht nje hetim per keto eshtra, por qe deri tani nuk ka patur nje praktike hetimi per te pushkatuarit e kohes se komunizmit. Burimet zyrtare te mjekesise ligjore shprehen se, depozitimi i eshtrave te gjetura ne Linze eshte bere nga nje oficer i policise gjyqesore. Varri masiv i zbuluar rrėzė malit tė Dajtit, ku u gjetėn eshtrat e 19 personave tė vrarė gjatė regjimit komunist, ėshtė njė apel i fortė pėr shoqėrinė shqiptare, qė tė reflektojė pėrballė atyre akteve ēnjerėzore tė regjistruara nga regjimi i Enver Hoxhės. Shefi i ekzekutivit Sali Berisha, u shpreh dje pėrpara deputetėve demokratė, se shpirtrat e kėtyre famėkeqėve nuk do tė lihen nė harresė. Berisha theksoi se 19 personat janė ekzekutuar nga regjimi i Enver Hoxhės. Duke e pėrkufizuar ngjarjen si tepėr tė dhimbshme dhe njėherazi tė dėnueshme, Berisha apeloi pėr reflektim pėrballė njė fakti tė tillė dhe u kėrkoi deputetėve tė mazhorancės, tė krijojnė ēdo mundėsi pėr tė miratuar sa mė parė ligjin e lustracionit, instrument ky qė mund tė hedhė dritė mbi tė tjera ekzekutime nga njerėz dhe individė qė ende edhe sot janė nė poste tė rėndėsishme shtetėrore. Gjithashtu, Berisha iu referua edhe ligjit pėr ngritjen e institucionit tė kujtesės kombėtare, i cili synon tė zbardhė tė gjithė tė vėrtetėn e barbarizmave tė regjimit komunist. Kryeministri premtoi se do tė shpėrblejė ēdo qytetar qė ka informacion pėr varrezat masive, tė krijuara nė mėnyrė barbare me trupat e shqiptarėve nga regjimi famėkeq hoxhist. Berisha e konsideroi kėtė si njė detyrim ndaj tė gjithė atyre qė u martirizuan pėr lirinė dhe vlerat e saj....

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator