Ky opsion do të rivendose dhe njëherë rregullat a paracaktuara të shfaqjes së lajmeve në faqe.

Ri-vendos

Gjithsej 53 artikuj të mbledhur në datën 2010-03-15 për kategorinë Ndërkombëtare

» Miliband në Kinë


- Gazeta Express

Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, ka zbarkuar dje në në Kinë, për bisedime me liderët kinezë, që pritet se do të fokusohen në mundësinë për sanksione më të ashpra kundër Iranit, për shkak të programit kundërthënës bërthamor të Teheranit. Pasi arriti në Shangai, Miliband, tha se Britania dhe Kina kanë qëllim të përbashkët, që Irani t’i respektoj rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që synojnë ndaljen e veprimtarive bërthamore të Teheranit.

» Rusia e Bashkuar humb elektorat


- Gazeta Express

Në zgjedhjet rajonale në Rusi partia qeveritare "Rusia e Bashkuar" ka humbur rreth një të pestën e ithtarëve të saj. Sipas rezultateve të para edhe pse prin në të gjitha rajonet zgjedhore, partia e kryeministrit Vladimir Putin, ka humbur një pjesë të madhe të elektoratit. Po ashtu edhe në zgjedhjet për kryetar të bashkive partia qeveritare ka pësuar goditje. Në Irkutskin siberian për shembull, ku rregullisht ka pasur protesta kundër qeverisë, kandidati i

» Planet izraelite “fyerje” për Washingtonin


- Gazeta Express

Bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan, Barack Obama, Davdid Axelrod, i ka përshkruar si “destruktive” për procesin e paqes shpalljen e planeve izraelite për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja në lagjen hebrenje në Jerusalemin Lindor. Axelrod, që është këshilltari kryesor politik i presidentit Obama, i tha rrjetit televiziv NBC, se kjo shpallje e Izraelit ishte po ashtu një “fyerje” për Shtetet e Bashkuara, aleat kryesor i Izraelit. Kjo shpallje e planeve izrael

» Ashton filloi turneun në Lindjen e Mesme


- Gazeta Express

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka filluar sot turneun e saj në Lindjen e Mesme, vizita kjo e saj e parë në rajon prej emërimit të saj në funksion, në dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë turneut pesë ditësh, që fillon me qëndrimin në Egjipt, ajo parashihet ta vizitoj Sirinë, Izraelin dhe Rripin e Gazës. Pritet që zonja Ashton të synoj ngritjen e profilit të BE-së si ndërmjetësues në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme, në kohën kur

» Sarkozy pëson debakël në zgjedhjet rajonale në Francë


- Gazeta Express

E djathta e presidentit francez, Nikolas Sarkozy ka marrë një shuplakë të rëndë në rrethin e parë të zgjedhjeve rajonale në Francë, duke marrë 3,3 për qind më pak vota se Partia Socialiste. "Ndëshkim", "shuplakë", "mospranim", "shpartallim", ishin titujt me të cilët shtypi francez nënvizoi dje pothuajse njëzëri disfatën e qartë të së djathtës në Francë. Raporti i forcave është dukshëm në favor të së majtës; ku sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, blloku i

» Rove mbron luftën në Irak


- Gazeta Express

Ish-këshilltari kryesor i ish-presidentit amerikan, George Bush, Karl Rove, ka deklaruar se ishte “krenar” për përdorimin e teknikave dhe metodave të ashpra të marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm nga ana e hetuesve amerikanë. Veçanërisht ai e kishte fjalën për teknikën e shumëdiskutuar të “mbytjes me ujë”. Rove, strategu republikan i njohur më mirë si “Truri i Bushit”, tha në një intervistë të fundit se nuk besonte se lloji i torturës së sipërpërmendur, apo të tjera më

» OKB thotë se bota nuk e ka harruar Haitin


- Gazeta Express

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, bëri një vizitë tjetër në Haiti - e dyta që kur një tërmet i fuqishëm goditi këtë vend dy muaj më parë. Ai e ka përshkruar tashmë operacionin e ndihmës në Haiti si një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur organizata e tij. Rreth 200 mijë vetë gjetën vdekjen dhe mendohet se një milion të tjerë kanë mbetur pa shtëpi. Por çfarë është bërë në Haiti për t'i kapërcyer vështirësitë, ndërsa ende mijëra vetë mbeten p

» A duhet të ndryshojë Gjermania?


- Gazeta Express

Kudo tjetër në botë, Europa konsiderohet si një kontinent, ekonomia e të cilit është tepër e ngurtë dhe sklerotike, njerëzit e të cilit janë dembelë dhe të varur nga mirëqenia sociale dhe baza industriale e të cilit është e vjetruar dhe në amortizim të vazhdueshëm; të gjithë këta elementë që pengojë një të ardhme optimiste. Ashtu si në pjesën më të madhe të klisheve, ka diçka të vërtetë edhe në këtë mes. Megjithatë, arritjet e Gjermanisë, ekonomisë më të madhe të Europës, na rrëfejn

» Thaçi vizitë zyrtare në Estoni


- Ora News

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Estonisë. Në kryeqytetin Talin, kryeministrit Thaçi i është rezervuar pritje nga nivelet me të larta shtetërore të Republikës së Estonisë. Nesër, kryeministri Thaçi do të fillojë axhendën e vizitës me takimin me homologun e tij, kryeministrin e Estonisë, Andrus Ansip, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves dhe nga kryetarja e Parlament

» Haiti, Moon viziton një nga kampet e popullsisë


- Ora News

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon vizitoi të dielën një nga kampet e shumta të qindra e mijëra haitianëve të cilët humbën shtëpitë e tyre gjatë tërmetit të 12 janarit. Për Moon kjo ishte vizita e tij e dytë në kryeqytetin haitian Port-au-Prince që pas rënies së tërmetit të fuqishëm 7.0 ballësh që goditi shtetin e varfër të ishujve Karaibe. Ban tha se prioritet i lartë i OKB-së do të jetë mbrojtja e grave dhe vajzave të reja, pasi disa prej tyre kanë raportuar pë

» Miloshoski viziton zyrtarisht sot Kosovën


- Ora News

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski, do të vizitojë sot Prishtinën. Përvecc me homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, ministri Miloshoski, në vizitën e tij njëditore do të takohet edhe me krerë të larteë shtetërore të Kosovës, përkatësisht me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun, dhe kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqin.

» Britani, dhoma e lordëve drejt zhdukjes


- Ora News

Dikur e plotfuqishme, në disa raste edhe mbi vetë kurorën mbretërore, por rënia e peshës së saj pak e nga pak në rangun e pushteteve në Britaninë e Madhe duket se do të sjellë edhe zhdukjen e Dhomës së Lordëve. Të paktën kështu shkruan tabloidi britanik "Sunday Telegraph", sipas së cilit ministri i Drejtësisë, Straë ka gati reformën dhe duket se mjaft shpejt do ta bëjë publike atë. Në këtë reformë, sipas tabloidit britanik, parashikohet shkrirja e Dhomës së Lordëve dhe krijimi i një sena

» "Qeveria Thaçi", ndryshimet pas rezultatit në Gjilan


- Ora News

Mediat e Prishtinës bënë të ditur se qeveria e Kosovës pritet të riformatohet pas zyrtarizmit të rezultatit të zgjedhjeve për kreun e Komunës së Gjilanit, zgjedhjet për të cilin u zhvilluan dje. E përditshmja "Koha Ditore", në numrin e djeshëm, i bën një vështrim procesit të pritshëm të ndërrimeve në qeveri. Në këtë tekst thuhet se "Kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur të mos bëjë ndërrime në kabinetin qeverisës pa u shpallur rezultati i zgjedhjeve në Komunen e Gjilanit.

» Ndërtimet në Jeruzalemin Lindor ashpërsojnë marrëdhëniet SHBA-Izrael


- Ora News

Vazhdojnë të ashpërsohen edhe me shumë kritikat e Uashingtonit mbi vendimin e autoriteteve izraelite për ndërtimin e 1600 vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor. Këtë herë Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar vendimin izraelit një sfidë dhe një ofendim ndaj komunitetit ndërkombëtar. "Vendimi dhe autorizimi i 1600 ndërtimeve të vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor është një sfidë dhe ofendim ndaj komunitetit ndërkombëtar. Ai jo vetëm që është i papërshtatshëm, por minon edhe përpjekjet dhe bi

» Kosovë, KQZ: Kandidati i PDK fitoi në Gjilan


- Ora News

Rezultatet preliminare të cilat i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë pas mesnatës, thonë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gjilanit, të cilat u mbajtën dje. Kryetarja e KQZ, Nesrin Lushta ka thënë se Qemajl Mustafa ka fituar me 58 për qind të votave kundrejt kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi. "Sipas shënimeve, të cilat i kemi marrë

» Kanada, tre persona vdesin nga orteku


- Ora News

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë mendohet se janë varrosur nën dëborë pas një orteku të rënë ditën e shtunë në një kompeticion të garave me motorra dëbore pranë Revelstoke, në British Kolumbia. Sipas burimve policore kanadeze 200 persona mendohet të kenë qënë spektatorë të kompeticionit ku ra orteku. Nuk dihet nëse ka ende njerëz të tjerë të mbetur të bllokuar, por ekipet e shpëtimit janë dërguar në Revelestoke për të kryer kërkimet dhe për të shpëtuar personat e mbetur nën dëbor

» Rusi, partia në pushtet fiton zgjedhjet lokale


- Gazeta Start

Rezultatet paraprake u publikuan sot nga Komisioni Zgjedhor. Partia ''Rusia e Bashkuar'' e drejtuar nga kryeministri Vladimir Putin megjithëse fitoi, ka rënie nga në përqindjen e votave nga zgjedhjet e kaluara.Putin humbi bashkinë e qytetit siberian Irkutsk, të cilën e fitoi kandidati i Partisë Komuniste, Viktor Kondrachov me 62 për qind të votave kundrejt 27 për qind të votave që fitoi kandidati i partisë në pushtet.

» SHBA: Planet izraelite fyejnë edhe Uashingtonin


- Gazeta Start

Zoti Akselrod tha për rrjetin televiziv NBC, se shpallja e Izraelit “fyente” edhe SHBA-të, aleatet kryesor të Izraelit.Shpallja e planit izraelit për ndërtimin e vendbanimeve në Jerusalemin Lindor u bë gjatë kohës që zëvendës presidenti amerikan, Xho Bajden vizitonte Izraelin.

» Izrael, vazhdon gjendja e alarmit në sheshet e xhamive


- Gazeta Start

"Duke mbajtur parasysh rrezikun për trazira do të vazhdojmë ta mbajmë gjendjen e alarmit dhe kufizimet për hyrjen në Malin e Tempullit (sheshi i Xhamive)", deklaroi zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfeld. Ai shtoi se nuk ka pengesa për gratë, por nuk do lejohen as vizitorët e feve të tjera. Në zonat e ndaluara janë dislokuar rreth 2500 policë. Më 5 mars, disa përleshje të ashpra të zhvilluara në Sheshin e Xhamive kanë shkaktuar dhjetëra të plagosur, 15 prej të cilëve policë

» Kushner: BE e gatshme për sanksione shtesë ndaj Iranit


- Gazeta Start

Gjatë një vizite në Finlandë, Kushner tha se sanksionet do të duhej të “godisnin ekonominë, bankat dhe kompanitë e sigurimeve”.Kina është vendi i vetëm i anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit që kundërshton sanksionet shtesë kundër Iranit. Këshilli i Sigurimit deri më tash ka miratuar 5 rezoluta me të cilat nga Irani është kërkuar suspendimi i aktiviteteve bërthamore dhe pasurimi i uraniumit.

< Më para | 1 | 2 | 3 | Më pas >