E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi Nobel për Ekonomi, ndahet mes dy amerikanëve

Çmimi Nobel për Ekonomi u është ndarë sot dy amerikanëve, Alvin E. Roth dhe Lloyd S. Shapley.

“Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë ka vendosur që çmimin Nobel për ekonomi këtë vit t`ua ndajë Alvin E. Rothit nga Universitetit i Harvardit dhe Lloyd S. Shapleyt nga Universiteti i Kalifornisë”, ka bërë të ditur Stefan Normark, anëtar i Komisionit të Nobelit.

Dy amerikanët janë shpërblyer për punën e tyre në “teorinë e marketingut të qëndrueshëm dhe praktikën e projektimit të tregut”.

Çmimi është i vlefshëm 8 milionë korona, përkatësisht rreth 1.2 milion dollarë. Javën e kaluar, Fondacioni i Nobelit ka ndarë çmimet për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›