E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimi i drureve te zjarrit nivel rekord

Cmimi i druve te zjarrit ne tregun e Kukesit ka arritur nivele rekord ku vlera e tyre eshte rritur gati dyfish ne krahasim me nje vit me pare. Sot nje m3 dru zjarri kushton 4 - 5 mije leke te reja nga 2 ndash 3 mije leke qe kushtonte ne dhjetor te vitit te shkuar. Tregetaret e lendes drusore thone se drute i marrin me cmim te shtrenjte qe ne vendin ku priten ne malet e Hasit shume larg nga rruga e asfaltuar dhe atje i blejne nga persona te tjere.

Kjo situate rendon ne ekonomine e banoreve te cilet detyrohen te blejne lenden drusore me cmim shume te larte pasi dimri ne kukes eshte mjaft i ashper I cili mund te perballohet vetem duke u ngrohur me dru.Vec kesajne Kukes mungon edhe nje vend grumbullim per lenden drusore gje qe ndikon ne konkurencen e pandershme dhe ne rritjen e cmimit te tregetimit te druve te zjarrit.

Ne qytet jane te rralle drupreresit e shumices pasi ata jane te licensuar dhe furnizojne me lende drusore institucionet apo subjektet private duke mos perjashtuar edhe familjaret.Kjo rritje e cmimit te druve te zjarrit ne Kukes e kthen kete menyre te ngrohjes dhe gatimit ne nje luks te cilin banoret veshtire se mund ta perballojne per shkak te te ardhurave te kufizuara qe kane.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›