E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i lartë i naftës e ujitja, problematikat e fermerëve lushnjarë

Lushnjë- Sekretari për programin në PS Ilir Beqja është ndalur në qytetin e Lushnjës në një takim me fermerët e komunës së Fiersheganit. Tryeza e diskutimit ka patur në qendër të vëmendjes problematikat me të cilat përballen fermerët në prodhimin e kulturës së pjeshkës, e njohur shumë për sasinë e madhe të vjeljes në këtë zonë.

Gjatë diskutimit dolën në pah edhe problematikat e rritjes së çmimit të naftës dhe inputeve bujqësore. Një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët ishte ujitja e tokave.

Edhe pse tokat e tyre ndodhen jo më larg se 1km nga liqeni më i madh i kësaj zone, ai i Thanës, ai asnjëher nuk ka shërbyer për ujitjen e tokave të këtyre fermerve. Kanalet të cilët janë hapur që para viteve 90-të dhe nuk janë pastruar ansjeherë më, nuk kanë funksionuar për vaditjen e tokave.

Edhe pse shumica e fermerëve ka aplikuar ujitjen me pika nga e cila duhet të sunvencionohen nga ministria e Bujqësisë, shumica prej tyre nuk ka përfituar asgjë.

Deputet i PS-së në rrethin e Lushnjes Arben Cuko se bashku me Sekretari për Programin ne ps Ilir Beqaj dhe ish ministri i bujqesis Agron Duka të pranishëm në takim, i premuan fermemerve se kur të vijnë në pushtet do të krijojnë kushte lehtësuse për fermerët.

Sipas tyre do të kryhen investime kolosale në sistemin e kullimit dhe të vaditjes ku në çdo pjesë toke do të shkojë uji dhe nëpër komuna do të çohen mjete për mirëmbajtjen e sistemit vaditës,do të ulin koston e naftës duke hequr akcizen ,do te ulin tvsh e pesticideve,plerave kimike dhe farerave me 10 % etj.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›