E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimi i opiumit ne Afganistan

Gjatë vitit të kaluar cmimi i opiumit në Afganistan është rritur në mënyrë dramatike.

Sipas njoftimeve të zyrës së OKB-së për luftën ndaj krimit dhe narkotikëve, cmimi i opiumit të papërpunuar ka mbërritur në 133 për qind. Prodhuesit llogarisin nga kjo të ardhura deri në 1,1 miliardë euro, e barazvlefshme me nëntë për qind të prodhimit të brendshëm bruto te vendit.

Shkaku i rritjes së çmimit duket se është asgjësimi i plantacioneve të tëra në vitin 2010, dhe ndonëse prodhimi i opiumit tani i është afruar sërish niveleve të mëparshme, cmimi nuk ka pësuar rënie.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›