E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndërra e Klodit

09/03/10 01:07

Klodi u tregon banorëve se mbrëmë ka parë një ëndërr. Ai u tregon se ishte e cuditshme sepse kishte parë sikur ai, Bertina dhe Hakiu ishin në nominim dhe se dy prej tyre do dilni prej shtëpisë. Ai dhe Bertina u eleminuan, ndërsa Erioni bënte festë me Oltën, Adën dhe Domenikën e ai rrinte mes tre vajzave. Ty tu bëftë ëndërra realitet!- uron Erioni dhe thotë se mos ti duket cudi kjo gjë se dhe mund të ndodhë. Mes banorëve shkaktohen të qeshura dhe Klodi thotë se atë e futën sërish brenda se e kishin ngatërruar. Bertina shprehet që ta shohë edhe njëherë, por me ca ndryshime se e ka parë keq, ndërsa Klodi thotë se ëndërr është fundja.
Valoni shprehet se sipas tij, vajzat mbajnë syze e nuk shohin kur bëjnë zgjedhjet. Vajzat dhe të tjerët nuk e kuptojnë dhe Hakiu thotë se Valoni donte të thoshte se vajzat janë të verbëra në zgjedhjet që kanë bërë në lidhje me djemtë. Vajzat e pyesin se cilat me saktësi, por ai thotë se të gjitha janë ashtu. Seldi shprehet me shaka se Valonit i vjen inat që atë nuk po e shohin e ndaj shprehet kështu, ndërsa vajzat nuk e zgjasin bisedën me të.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›