Ëndërrojnë Italinë, 6 klandestinët pakistaneze përfundojnë në Librazhd
LIBRAZHD- Aventuara për një jetë më të mirë e 6 klandestinëve pakistanezë, ka përfunduar keq, pasi kanë mbërritur në Shqipëri dhe jo në destinacionin e ëndërruar, Italinë.
6 klandestinët të cilët ishin nisur me një kamion me targa turke nga Selaniku drejt Italisë, janë kapur nga policia shqiptare në qytetin e Librazhdit.
Burime policore bëjnë me dije, se drejtuesit e mjetit pasi i kanë ndaluar në Librazhd dhe i kanë marrë 200 euro për person i kanë thënë se janë në Italinë ndaj duhet te zbresin.
Drejtuesit e mjetit janë larguar menjëherë, ndërkohë ë pas kapjes së klandestinëve policia po zbulon për kapjen e transportuesve të klandestinëve.
(e.m/BalkanWeb)