"Bomba'' shqiptare në The Voice of Italia

Pasi ka fituar një çmim të parë në festivalin “Top Fest” në Shqipëri dhe disa çmime në festivale të huaja, Elhaida Dani i është futur një sfidë të re po aq emocionuese, asaj të “The Voice of Italia”.
Në paraqitjen e saj të parë në këtë garë për talente të reja në muzikë, Elhaida mori aprovimin e të katër anëtarëve të jurisë për të vazhduar më tej. Perfomanca e sontme e saj mori lëvdata pa fund dhe ajo u vlerësua si ‘’bombë’’ për fuqinë vokale.
Elhaida i bashkohet në garë 28 vjeçares Marsela Çibukaj, e cila poashtu ka kaluar audicionin e fshehtë, duke u renditur mes zërave më premtues të Italisë. /Rozafa Kelmendi/Indeksonline/