E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çartet" Milani

Milani ka arritur një fitore të lehtë në ndeshjen me Torinon. Kur Torino kaloj në avantazh në minutën e 28 me golin e Santanas, u mendua se fitorja do të jetë e vështirë.

Por kështu nuk mendoj Allegri me skuadrën e tij duke bërë një rikthim fantastik. Milani barazoj me golin e Robinhos në minutën e 40.

Nocerino në minutën e 53 kaloj Milanin në avantazh. Pazzini shënoi për 3 me 1 në minutën e 61 ndërsa El Sharawy shënoj në minutën e 76 për 4 me 1. Bianchi në minutën e 80 shënoj për 4 me 2./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›