E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dashuria, ndjenjë çoroditëse dhe e bukur"

Kastro Zizo ka lënë pak anash muzikën, duke u marrë me projekte të tjera.
Së fundmi ai ka nisur një emision në radio që quhet “Dr.Love”, në të cilin, nisur nga eksperienca e tij jep këshilla dashurie për të gjithë ata që kanë probleme në çift. i bindur se çdonjëri ka nevojë për këshilla, madje edhe mbreti, Kastro ka zbuluar disa gjëra lidhur me eksperiencën si doktor ndjenjash.

"Të japësh e flasësh për dashurinë, për mua është shumë e lehtë, sepse besoj që në jetë kam kaluar shumë eksperienca të tilla dhe e ndjej që jam në gjendje që të bëj konsulta falas për të gjithë ata që janë në udhëkryq me mua në krye! Dashuria është një ndjenjë komplekse dhe shumë e thjeshtë në të njëjtën kohë. Më argëton ky emision shumë dhe ndihem shumë rehat,'' ka rrefyer ai per Mapo.

"Çdo njeri në botë dhe ata që janë pranë varrit kanë nevoja për këshilla dashurie ose të paktën të flasin për të. Është një nga ndjenjat më çoroditëse dhe të bukura në të njëjtën kohë. Me kalimin e kohës dhe kjo ndjenjë do të zhduket gradualisht," ka shtuar ai.

Ndryshe, këtë të shtunë kastro  ka nisur me një tjetër transmetim televiziv, një emision titulluar “Kasketa”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›