E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Debatet në jurinë e X Factor, reale"

Këngëtari Alban Skenderaj, ka disa muaj që është i angazhuar si anëtar jurie në garën për talente "X Factor Albania".
Ai dhe anëtarët e tjerë të jurisë, shpesh kanë pasur edhe debate mes njëri-tjetrit, që ndonjëherë janë konsideruar edhe si personale.

Duke folur për këtë, Albani ka konfirmaur se ato nuk janë pjesë e spektaklit, por janë përballje reale: "Ato janë shumë reale dhe të vërteta. Kuptohet që janë më shumë dashamirësi dhe jo aq të zjarrta dhe personale sa mund te duken, sepse ne jemi miq shume te mire. Por debatet jane te vertete dhe vijne spontanisht, sepse ne fund te fundit ne nuk duhet te kemi komplekse aty dhe duhet te perballemi dhe ballafaqohemi me mendime te ndryshme dhe nga ana tjeter, nje spektakel si “X-Factor” eshte format i tille, qe kjo pjese e ben me interesant dhe shume me pak te merzitshem."   Skenderaj ka thënë se ka pershtypjen se njerëzve mund t’ju duket ndonjëherë e tepruar, por në të vërtetë edhe ky fakt i shtyen që ta shohin spektaklin, sepse ka një debat. Megjithëse ai e konsideron si debat të shëndoshë, pasi flasin për art. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›