"Fatmagyl" ka humbur privatësinë

Meqë aktorja Beren Saat, e cila u bë e njohur nga seriali “Nderi i humbur” në rolin e Fatmagyl dhe pop këngëtari Kenan Doglu, në qershor të vitit të kaluar kanë dhënë lajmin se janë të dashuruar çmendurisht, mediat turke kanë filluar të spekulojnë se ata të dy tashmë janë martuar në një ceremoni të thjeshtë. Pastaj lajmi se në natën e ndërrimit të viteve këngëtari Kenan i ka kërkuar dorën aktores Beren, ka ardhur si bombë.
Vite më parë, Beren ka pasur lidhje me Efeo Guraj, një student i Stomatologjisë i cili humb jetën në një aksident. Dhimbjen nga humbja e të dashurit ajo e ka lehtësuar me punë, ku edhe gjatë serialeve dashurohet me kolegun Bulent Inal. Pasi ndahet me të, ajo fillon lidhjen me regjisorin Levent Semerdiev dhe më pas edhe me fotografin francez, Sezar. Më pas ndodh edhe takimi fatal me Kenan Doglum, me të cilin ndryshon tërësisht.
Beren Saat ka lindur në vitin 1984 në Ankara, vajza e Avni Saat, një futbollist i famshëm i asaj kohe. Aktive në ekran është që nga viti 2006 dhe deri më tani ka aktruar në gjashtë seriale me role kryesore. Roli i fundit i Fatmagyl i ka dhënë më shumë popullaritet, ku edhe ka fituar dy “Golden Buyyerfly Awards” për aktoren më të mirë. Vitin e kaluar, Beren merr pjesë në audicionin e Bahman Ghobadi te filmi “Rhino Season” dhe aktron përkrah ikonës italiane Monica Bellucci, kurse premiera e filmit është mbajtur në Toronto International Film Festival. Në vitin 2006, për herë të parë në ekran është shfaqur si një vajzë e pafajshme, e bukur dhe e brishtë, saqë askujt nuk i shkonte mendja që ajo një ditë do të bëhet megayll. Rol pas roli ajo është ngjitur tashmë në majat e sukseseve.
Se sa ndikoi popullariteti tek ajo, Beren tregon se çfarë ndryshoi:
"Gjatë këtyre viteve, zona ku banoja u zvogëlua aq shumë, saqë nuk kisha nga të lëviz prej paparacëve, kisha shumë kërkesa nga banorët e lagjes që të shpërngulem nga aty, pasi nuk mund të jetonin të qetë", transmeton "Panorama" te kete thene aktorja, duke shtuar: "E kisha shumë të vështirë të largohesha e në anën tjetër as nuk mund t’i mbroja. U detyrova me shumë dhimbje të lë shtëpinë ku jam rritur." /Indeksonline/