"Gafa" e Ancelotit: Pirlo, lojtar i Çelsit

Dje trajneri i Çelsit, Karlo Ancelotti, ka qenë aq i lumtur që mposhti Interin dhe Mourinhon sa nuk i ka kontrolluar dot shakatë. Pas ndeshjes tekniku i ri i "bluve" ka thënë se mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, është lojtar i Çelsit.
Menjëherë më pas Ancelotti ka treguar se ka bërë shaka, porse kjo nuk u besua shumë nga gazetarët e akredituar në sallën e konferencave.
"Nuk ka asnjë situatë të veçantë. Për momentin ai është lojtar i ... Çelsit", ka thënë Ancelotti i pyetur për Pirlon. Por pas një pauze të shkurtër buzagaz ai ka vazhduar: "Por, të gjithë e dini se dua të bëj shaka. Andrea është miku im më i mirë dhe një lojtar i shkëlqyer".